Merita Hyseni merr mbështetje të fuqishme nga të rinjtë dhe studentët e Gjilanit

Gjilan – Merita Hyseni ka thënë se AKR-ja me programin e saj për zhvillim ekonomik të vendit ka mundësi reale për të bërë të mundur përmirësimin e situatës duke patur parasysh këtë fuqi të madhe të rinisë sonë e cila vetëm se ka nevojë të drejtohet nga ata që kanë mundësi të e bëjnë këtë e të mos bie në grackën e premtimeve të kota që sot e sa vite i bëhen nga partitë e papërgjegjshme.
Merita Hyseni kandidate e AKR-së për deputete në një bashkëbisedim me të rinjtë dhe studentët gjilanas ka thënë se çështja e rinisë është një brengë e madhe e cila po e përcjellë shoqërinë tonë për shumë kohë dhe pa patur asnjë zgjidhje të merituar që nga periudha e pasluftës e tani dhe kur shpresonim se gjendja e punësimit do të zgjidhej pas shpalljes së Pavarësisë, por fatkeqësisht përveç premtimeve boshe nga partitë që udhëhoqën vendin me nga dy mandate dhe që nuk arritën as minimumin e asaj që premtohej nëpër fushata dhe pas zgjedhjeve tërë premtimet nëpër fushata i mbeten stihisë duke u margjinalizuar në harresë pa asfarë llogaridhënie.
Hyseni thotë se e tëra kjo ndodhë për shkak të politikave të mos llogaridhënies para zgjedhësve po na sjell në gjendje të palakmueshme dhe aspak të favorshme në çdo aspekt duke goditur pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar nga ata të shtyrë në moshë e sidomos të rinjtë, duke mos patur asnjë zgjedhje tjetër detyrohen të marrin botën në sy dhe ikin nga vendi i tyre dhe futen edhe nëpër frigorifer vetëm e vetëm të largohen nga këtu për të kërkuar kushte më të mira e që përgjegjëse kryesore për këtë gjë është politika e gabuar që deri më tani nuk ka rezultuar e dobishme për të parandaluar këtë dukuri shume negative dhe e dëmshme për shoqërinë tonë dhe se poqese nuk merren masa paraprake për të parandaluar këtë do kemi pasoja të mëdha të pariparuara.
Hyseni ka thënë se AKR-ja me programin e saj për zhvillim ekonomik të vendit ka mundësi reale për të bërë të mundur përmirësimin e situatës duke patur parasysh këtë fuqi të madhe të rinisë sonë e cila vetëm se ka nevojë të drejtohet nga ata që kanë mundësi të e bëjnë këtë e të mos bie në grackën e premtimeve të kota që sot e sa vite i bëhen nga partitë e papërgjegjshme.
Hyseni ka shtuar se konkretisht do bëjmë të mundur që pas gjithë këtyre viteve nuk do lejojmë më tutje që të rinjtë tanë të kryejnë shkollimin dhe të marrin veçse diploma porse të fillojnë të mësojmë dhe punojmë.
Kjo i duhet më së shumti rinisë sonë pjesën tjetër do ta kryejmë ne duke realizuar zhvillimin përmes programit që ka në themel patriotizmin modern, Unionin Ekonomik Kombëtar që do sjell erën e ndryshimit në Kosovë e që AKR i ka të gatshme përmes investimeve.
Përgatitja e eksperteve që kërkohen në tregun Evropian sidomos të teknologjisë informative, medicinës dhe inxhinierisë do jetë një qasje tjetër e AKR-së që ka mundësi të realizoj punësimin e këtyre ekspertëve duke i destinuar në vendet e duhura.
Ky është themeli i mirëqenies, i punësimit për të gjithë si në vend dhe jashtë vendit pasi të bëjmë të mundur liberalizimin e vizave duke forcuar shtetin, gjyqësinë, zbatimin e politikave sociale, bashkimit ekonomik kombëtare dhe luftës së hekurt ndaj korrupsionit.
Me këtë do arrijmë të adresojmë nevojat e rinisë dhe do jemi përgjegjëse përpara saj duke krijuar je sistem llogaridhënie për çdo moszbatim apo zhvatje të pafundme të shumë proceseve që fatkeqësisht ende është duke ndodhur e që me votën tuaj mund të e ndryshoni gjendjen tuaj ka thënë Hyseni para të rinjëve e studentëve të shumtë ./rajonipress/