United Hospital

Merita Halili zbulon sekretin e familjes së madhe

/ 2 minuta lexim
HW

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, është rikthyer në Tiranë për të qenë pjesë e 60-vjetorit të krijimit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Merita ka rrëfyer për projektin që e ka sjellë në Tiranë, për mallin që ka për publikun e saj, si dhe për planet e afërta që ka në fushën e muzikës.

Por nuk u shpëtoi as pyetjeve më private për familjen e saj të madhe. E njohur si bilbili i Shqipërisë së Mesme, Merita ka bërë të pamundurën që emrin e vet dhe të familjes tradicionale tiranase ta nderojë kudo që ka shkuar.

E lindur nga dy prindër artdashës, Merita tregon se ka pasur gjithmonë mbështetjen e tyre për çdo gjë që ka bërë në jetë, për çdo zgjedhje. Por ajo me të cilën ne krenohemi sot nuk do të ishte, nëse do t’i mungonte dëshira të atit.

HW

Për herë të parë në “Rudina”, Merita tha se ajo është motra e vetme pas 5 vëllezërve. I ati, ndryshe nga meshkujt shqiptarë që njohim në të gjitha kohët, ëndërronte të kishte një vajzë.

“Unë për këtë nuk kam folur ndonjëherë, sepse nuk më është bërë kjo pyetje. Babai im ka dashur gjithmonë të ketë një vajzë, ndryshe nga meshkujt shqiptarë. Pas 5 djemve, erdha unë në jetë dhe ai u gëzua shumë, sepse kishte shumë dëshirë të kishte vajzë”, tregon Merita.

Kur i ati u nda nga jeta, para 24-vjetësh, Merita ishte në Shqipëri dhe kishte nisur rrugën e këngës. Për të atin, si për të gjithë familjen dhe mandej edhe për të gjithë shqiptarët, këngëtarja e madhe e skenës shqiptare u kthye në ikonën e këngës popullore të Shqipërisë së Mesme.

Sot, Merita vijon të këndojë në Amerikë për të gjithë shqiptarët. Së bashku me bashkëshortin Raif Hyseni, Merita vijon edhe japë leksione për të rinjtë që duan të këndojnë e të trashëgojnë muzikën tradicionale shqiptare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.