United Hospital

Merita Halili merr titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në Amerikë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Këngëtarja e famshme shqiptare, Merita Halili, do të nderohet me titullin “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare” në qytetin e New York.

Ky çmim do t’i jepet këngëtares gjatë muajit mars.
Albanian American Woman’s Organization (AAWO) e ka bërë të ditur këtë lajm, ku sipas organizatorëve të këtij eventi, ndarja e çmimeve do të bëhet më 3 mars.

Merita Halili është një nga interpretueset më të larta të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, që kohët e fundit është zhvendosur për të jetuar në New Jersey, ShBA.

Eco Higjiena

E lindur në kryeqytetin e Tiranës, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike të rajonit të saj të Shqipërisë së Mesme.

Debutimin i saj në mbarë vendin erdhi në vitin 1983, në një moshë të re, kur ajo këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Ajo është fituese e shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku më të rëndësishmet janë: “Ambasadore e Kombit” e “Ambasadori Kombëtar” dhe “Mjeshtre e Madhe”./Kult Plus/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.