Fundamenti

Mërgimtari Sevdail Haziri nuk ndalet, pos investimit vetanak ua ktheu shpresat shumë familjeve të Malësisë së Bujanocit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sevdail Haziri po vazhdon të japi kontributin e tij financiar për rregullimin e rrugës në Suharnë. Tashmë kjo rrugë po shfrytëzohet nga shumë familje që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre. Haziri pos që ka investuar në rrugën e Suharnës ka arritur edhe t`i bëjë bashkë familjet e atjeshme. Për mua vendlindja është e shenjtë dhe gjithçka që po bëjmë, po e bëjmë për ta ngjallur jetën atje shprehet Sevdail Haziri.

Sevdail Haziri vetëm me trup është në Gjermani sepse me mendje e zemër gjithmonë është afër vendlindjes së tij Suharnës.

Sevdaili nuk është ndalur për asnjë minutë që ta bëjë rrugën funksionale dhe të shfrytëzueshme për familjet e atjeshme. “Jam i lumtur që ky projekt imi familjar po përkrahet edhe nga shumë bashkëvendës të mi. Ky investim është familjar dhe nga djersa ime dhe e familjes sime, por kur po më përkrahin edhe të tjerët, gëzimi po më bahet edhe më i madh” shprehet Sevdail Haziri për rajonipress.

Rruga e Suharnës ishte e gjatë dhe e dëmtuar në shumë vende ose thjeshtë e pakalueshme. Tani rruga po shfrytëzohet për automjete dhe makineri tjetër sepse janë mijëra euro të investuara nga Sevdail Haziri dhe të tjerët që ia kanë kthyer gjallërinë fshatit Suharnë.

Uji Dea

“Të gjitha ëndrrat i shoh në vendlindje dhe kjo ëndërr mu ka bërë realitet sepse po e shoh që ia ka vlejtur ta bëjë këtë investim. Nuk ka më mirë sesa të jesh afër popullit dhe kërkesave të tyre. Unë asnjë interes personal nuk e kam pasur, interesi i vetëm i imi është që të ngjallet fshati dhe banorët t`i kthehen jetës normale. Që fshati të ketë infrastrukturë rrugore, ta ketë shkollën, ambulanten e të gjitha të tjerat që i duhen sot një fshati” shton Haziri.

Sevdail Haziri thotë se fillimisht ishte vetëm kur nisi aksionin për rregullimin e rrugës. “Sot jam me shumë miq e shok që më përkrahin në aksionin tim. Jo vetëm nga Malësia e Bujanocit, por edhe nga Gjilani po e ndihmojnë aksionin. Pronari i Firmës “Zenit” i ka dhënë më herët 2000 €, kurse tani sërish i ka dhënë edhe 1000 € vullnetarisht”.

Sevdail Haziri thotë se do të jenë shumë transparentë për të gjithë ata që kontribuojnë në rregullimin e rrugës. “E falënderojë edhe Mirsije Arifin ndryshe vajza e Tefik Arifit të fshatit Suharën e cila edhe pse ishte e vogël kur ishte shpërngulur, ajo nuk e harroi vendlindjen dhe ka ofruar 100 franga për rrugën e fshatit. Gjithashtu edhe familja e Bexhet Arifit ka dhënë 800 franga, vajza e Bexhetit, Valbona ka dhënë 100 franga kurse vajza e dytë Shqipja ka dhënë poashtu 100 franga derisa miku i Behxhetit ka dhënë 100 franga.

Sevdail Haziri ka njoftuar mërgimtarët se tani është duke u punuar tek ura e Selishtës dhe do të vazhdohet me punë deri tek xhamia në Zarbincë ku rruga do të shtrohet me zhavor./rajonipress/