Fundamenti

Mërgimtari Sevdail Haliti ua dorëzon çelësat e shtëpisë familjes Shehu

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mërgimtari nga Zvicra Sevdail Haliti ka gëzuar këtë të mërkurë familjen jetimësh treanëtarëshe Shehu së cilës që nga fillimi ia kishte ndërtuar shtëpinë e re. Sevdaili nuk mundi të përballoj dot lotët nga gëzimi. Këtë akt e përjetoj sikur kur më ka lindur djali im tha Haliti i cili për të kompletuar shtëpinë kishte ndarë 20 mijë euro.

Familja e Xhavit Shehut – gjyshi i tre fëmijëve jetimë ka marrë sot çelësat në dorë të cilat ia dorëzoi mërgimtari Sevdail Haliti. Jo vetëm kjo familje, por e tërë lagja “Dheu i Bardhë” në rrugën Abdullah Presheva pati festë sot raporton rajonipress.

Sevdail Haliti i shoqëruar edhe nga Xhemajl Salihu, Bujar Nevzati, Salije Mustafa, Nuhi Nuhiu e zyrtarë tjerë dhe familjar i ndanë çastet e gëzimit duke ia dorëzuar familjes Shehu çelësat në dorë të shtëpisë së re.

Sevdaili nuk mundi dot të përmbahet. “Zoti ju ndihmoftë dhe unë ju urojë nga zemra që ta gëzoni këtë shtëpi me të gjitha të mirat në këtë natë të madhe të Ramazanit. Këtë gëzim e kam përjetuar vetëm kur më ka lindur djali im , këtë që po e mbajë tani në duar” u shpreh Haliti.

Uji Dea

Edhe Xhemajl Salihu drejtor për mirëqenie sociale tha se ky investim është i qëlluar dhe njëri nga projektet më domethënëse.”Sot kjo familje ka gëzim, kemi gëzim edhe ne si zyrtar komunal, por edhe vet Qemajl Mustafa i cli së bashku me donatorin janë përpjekur që shtëpia të ndërtohet shpejt” tha Salihu.

Salihu tha se gjesti i Sevdailit është një akt human sepse ka ndihmuar fëmijët jetimë. Edhe Xhavit Shehu gjyshi i fëmijëve jetim tha se ka shumë emocione, gëzim e pikëllim.”I kam të gjitha ndjenjat e përziera sot, nuk di çka të them pos zoti i shpërbleftë familjen e Sevdail Halitit” tha Shehu.

Ndryshe Sevdail Haliti për këtë gjest nga djersa e tij dhe familjes ka ndarë hiq më pak se 20 mijë euro. Mursel Zymberi daja i Sevdailit tha se vërtet ndihet krenar sepse ta bësh me shtëpi të re një familje sot është vepër e madhe kombëtare e patriotike.

Diard Shehu njëri nga fëmijët e familjes Shehu tha se kanë jetuar në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, por tani jemi shumë të kënaqur dhe nuk kemi fjalë e as fuqi që ta përshkruaj një gjest kaq human dhe gjest kaq të madh që ka treguar Sevdaili për neve që kemi mbetur kështu siç jemi. “Ne jemi nën përkujdesje sociale, dhe tani edhe neve na erdhi radha të bëhemi me shtëpi” u shpreh Diardi./rajonipress/