Mobi Casa

Mërgimtari Ruzhdi Shabani e ndihmoi me 70 mijë euro ndërtimin e shtëpisë për familjen 17 anëtarësh, komuna e rrënoi për një minutë

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ruzhdi Shabani mërgimtar nga Lugina gjegjësisht nga fshati Zarbincë e Bujanocit me vendqëndrim në Gjilan kishte hyrë kredi për të ndihmuar luftën e UÇK-së në vlerë të 80 mijë frangave zvicerane. Ruzhdiu para katër viteve kishte ndihmuar me 42 mijë franga familjen e Bejtush Shabanit të cilit ia ka ndërtuar komplet shtëpinë. Kurse familjes Avdullahi e cila i ka 17 anëtar ua ndërtoi komplet shtëpinë në vlerë të 70 mijë eurove kurse komuna e rrënoi për një minutë.

Ruzhdi Shabani e ka përjetuar rëndë rrënimin e shtëpisë që e financoi fillim e mbarim. I ka mbetur hatri në Alban Hysenin të cilin thotë se e përkrahu edhe gjatë zgjedhjeve.
“Jam i tmerruar kur i pash fotot e shtëpisë. Isha ën Zvicër dhe se kisha besuar e as menduar as në ëndërr që mund ta bëjnë një veprim të tillë. Ta ndihmosh dhe strehosh një familje 17 anëtarësh me gjendje të rëndë është humanizëm” shprehet Ruzhdiu.

Ruzhdi Shabani thotë se ata të komunës e prenë në besë sepse i kishin thënë se kjo shtëpi nuk rrënohet, meqë është për një familje skamnore.”Jam pa fjalë e pa tekst për gjestin që bëri komuna. Brenda shtëpisë ka pasur mobilje e teknikë të bardhë dhe asgjë s`ka shpëtuar nga eskavatori. Jam i sigurt se as Millosheviqi nuk e kish bërë këtë krim, po unë do të ndjek deri në instancat e fundit rastin” shton Ruzhdiu.

Sipas Ruzhdiut familja të cilin e ka ndihmuar tani jeton në kushte ekstreme.”Kanë hyrë disa ditë brenda dhe kanë qar e vajtuar nga gëzimi. Ndoshta do të ndërmarr një aksion gjithë popullor për ta ndihmuar strehimin e asaj familje”mendon Ruzhdiu.

Po kush është në fakt mërgimtari Ruzhdi Shabani

Uji Dea

Tërë kohën rrinë i heshtur, i qetë dhe dëgjon me shumë vëmendje kur flasin të tjerët për luftën e UÇK-së për fondet e ndryshme që kanë ndihmuar luftën. Mërgimtar i urtë, njeri me shumë dashuri për atdheun dhe për luginasit. Human dhe i përkushtuar për të ndihmuar familjet skamnore. Ky është Ruzhdi Shabani pensionist nga Zvicra i cili tash jeton në Gjilan.

Ruzhdiu është nga Zarbinca e Bujanocit dhe dëshira e tij e flakët është që ta shoh atë vend të populluar dhe me plotë gjallëri.”Luftuam për këtë ditë që sot të jemi të lirë, të ecim përpara dhe të duam më shumë njëri tjetrin. Kam hyrë kredi në Zvicër plotë 80 mijë franga kur e kam ndihmuar Fondin “Vendlindja thërret” dhe tërë kohën e kam paguar 3%” shprehet Ruzhdiu.

Nuk është vetëm ky gjest i Ruzhdiut që e bënë atë krenar dhe ballëhapur ndaj të tjerëve.”Vitin e kaluar e vizitova një familje nga Lugina, Bejtush Shabani tek po banonte në lagjen e romëve. Ajo familje jetonte në kushte të mjerueshme dhe aty për aty vendosa që t`ia ndërtojë shtëpinë. E kompletova tërë shtëpinë në vlerë të 42 mijë frangave” u shpreh Ruzhdi Shabani.

Ruzhdiu thotë se nuk është pishman që e ka ndihmuar luftën dhe luftërat tjera, por kjo përçarje dhe ky acarim i politikanëve nuk më pëlqen.”Ne duhet të bëhemi bashkë nëse duam të ecim përpara. Kosova ka obligim ta ndihmojë Luginën dhe të dëbuarit e atjeshëm” shtoj Shabani./rajonipress/