Mobi Casa

Mërgimtari përplas ‘Ferrarin’ dhe godet 4 makina të tjera në Itali

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Shqiptari aksidentohet në Itali, godet katër vetura me Ferrarin e tij


Një shqiptar ka shkaktuar një aksident të shtrenjtë në Itali. Ai përplasi makinën e tij luksoze “Ferrari” me katër makina të parkuara përgjatë rrugës “Viale XXI Aprile” në Romë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 të ditës së premte, ku një 34-vjeçar shqiptar, teksa ishte drejtuar makinën “Ferrari”, për shkaqe ende të pa qarta humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë u përplas me 4 makina të tjera të parkuara në rrugë.

Mobi Casa

“Një makth” për drejtuesin e “Ferrarit”, pasi nga përplasja është shkatërruar pjesa e përparme dhe e majtë e makinës dhe dëmet llogariten mijëra euro.

Nga aksidenti nuk iu shkaktuan dëme vetëm mjetetit të tij, por dhe të katërta makinat e tjera që përplasi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.