Mërgimtari pensionist që kurrë se harrojë vendlindjen
Gjilan – Ibrahim Shabani nga Llovca e Gjilanit është ndër mërgimtarët e rrallë që për asnjë moment nuk e harron vendlindjen. Ka punuar në kurbet që nga viti 1969 duke filluar në Austri, Gjermani e së fundit në Zvicër, por pesha e vendlindjes është më e madhe për të. Çdo investim që e bënë në vendlindje e gëzon shumë.
Ka hiq më pak se 46 vite që ka bëtë punë në Austri, Gjermani e Zvicër, por kudo që ka shkuar e punuar vendlindjen e tij Llovcën nuk e ka harruar për asnjë çast.
Mërgimtari pensionist Ibrahim Shabani nga Llovca e Gjilanit tani që ka dalur në pension i është kthyer vendlindjes së tij. “Jam ndër gjeneratat e para që kam marrë rrugën e kurbetit dhe jam rritur me mallin e familjes e të vendlindjes. Kam punuar me shumë përkushtim e dashuri. Tërë këto vite po mundohem që tani në pleqëri t`i kompensoj duke investuar në vendlindje e duke u çmallë me atë vend tejet të pasur me ajër e bukuri të rralla” shprehet Shabani për rajonipress.
Shabani thotë se rruga e mirë dhe e asfaltuar ka ndikuar që ai të kthehet në Llovcë dhe ta rinovojë shtëpinë e tij. “Jo vetëm unë, por më gëzon fakti që edhe fëmijët e duan vendlindjen. Njëri prej djemve tashmë ka ndërtuar një kampshtëpizë. Po shoh që edhe banor të tjerë po kthehen dhe po ndërtojnë shtëpi të reja dhe po investojnë në bujqësi”.
Sipas Shabanit rregullimi i rrugës Pograxhë – Gjilan do ta gjallëronte edhe më shumë jetën e banorëve në brezin kufitar./rajonipress/

