Eko Higjiena

Mërgimtari nga Zvicra ndërton fabrikë të biogazit në Kërçovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në zonën industriale Ivanidol-2 ka filluar ndërtimi i fabrikës së parë të biogazit në Kërçovë të Maqedonisë, një investim privat i mërgimtarit shqiptar nga Zvicra.

Fabrika e re do të ketë një kapacitet të përpunimit të 25 tonëve të mbeturinave bio nga sistemi me digestor për të fituar rreth 3000 metra kub të biogazit në ditë, të cilat mund të përdoren për qëllime të ndryshme.

Në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës ka marrë pjesë edhe kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.

– Një fabrikë e re është vetëm hapi i parë drejt zhvillimit më të shpejtë të rajonit të Kërçovës. Përfitimet e ndërtimit të këtij kapaciteti do të jenë si në aspektin mjedisor, ashtu edhe ekonomik. Sepse përveç për të punësuar një numër më të madh të të papunëve, nga kjo fabrikë do të përfitojmë energji të pastër”, tha kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari.

ARKATANA

Investitori nga Zvicra, Faik Sherifi, në këtë kapacitet të ri do të investojë fonde private që shkojnë deri në 1 milion euro. Dëshira e tij është që përvojën shumëvjeçare në Zvicër ta implementojë në vendin prej nga vjen.

“Unë jam plot 40 vjet në Zvicër dhe kam qenë në gjendje për të parë mbi 30 fabrika me biogas dhe kështu kam vendosur që përvojat e tyre t’i aplikoj në vendin tim. Me këtë fabrikë do të përfitojnë të gjithë, sepse do të prodhojë energji të pastër, ndërsa në të njëjtën kohë do të punësohen më shumë njerëz”, tha Faik Sherifi, pronar i fabrikës së re.

Fabrika e re do të jetë gati deri në fund të shtatorit./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.