ARKATANA

Mërgimtari Ilmi Mustafa bashkë me AAK në Gjilan ka shpërndarë pako ushqimore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i AAK-së, dega në Gjilan, Nazim Gagica bashkë me bashkatdhetarin, afaristin e njohur nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Aleancës në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë shpërndarjen e disa pakove ushqimore për familjet në nevojë në kuadër të Handikos-it në Gjilan.

Falënderojmë kryetarin e Shoqatës Handikos në Gjilan, Fatmir Shurdhani për bashkëpunimin ndër vite si dhe për punën dhe kontributin e tij për anëtarët e shoqatës dhe familjeve të tyre.

Ilmi Mustafa është një ndër humanistët më të mëdhenj nga Anamorava që jeton e vepron në Gjermani e që ka ndihmuar shumë familje edhe përtej kufijve shtetëror.
Secila punë e mirë, ndihmë ndaj tjetrit në çfarëdo forme qofshin ato, duhet të bëhen publike sepse kësisoj sensibilizohen njerëzit dhe motivohen edhe më shumë ta shtrijnë dorën e ndihmës ndaj tjetrit.

Mobi Casa

Mbetemi të vendosur të jemi krah qytetarëve çdo herë e pandërprerë. E kemi dëshmuar këtë dhe kësisoj do të vazhdojmë.

Në emër të kryetarit Gagica, të kryesisë së AAK-së dhe anëtarësisë së saj në Gjilan, falënderojmë kolegun tonë, Ilmi Mustafa për kontributin e tij në interes të qytetarëve të Gjilanit dhe mbarë shqiptarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.