RCCOLA

Mërgimtari Edon Syla me mjete vetanake, e bënë funksionale rrugën në lagjen “Bukaj” të Bresalcit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mërgimtari nga Gjermania Edon Syla e ka rihapur vullnetarisht rrugën të gjatë 200 metra. Kjo rrugë tani është funksionale ndërsa banorët i janë gëzuar këtij akti vërtet humanitar të Edon Sylës.

Edon Syla duke e parë gjendjen e rëndë të rrugës nuk e priti Komunën e as ndonjë institucion tjetër, por pa u hamendur nisi ta rihap rrugën 200 metra të gjatë.

”Jam i lumtur që kjo rrugë tani është bërë e kalueshme dhe po shfrytëzohet nga të gjithë banorët e pranishëm në këto treva. Shpresoj që kjo rihapje e rrugës të ndihmojë komunitetin e atjeshëm sepse e kemi borxh t`i ndihmojmë atyre që e presin ndihmën tonë” tha Syla.

Mobi Casa

Mërgimtari Edon Syla tha për rajonipress se është ndier i lumtur kur i ka parë fëmijët teksa shkojnë në shkollë.

“Unë jetoj në Gjermani, por jam i lumtur kur i pash fëmijët teksa shkonin në shkollë. Në të gjitha aspektet jam i gatshëm të ndihmojë vendlindjen time sepse vetëm në këtë mënyrë e ruajmë popullin tonë i cili ka vendosur të jetojë në këto treva” tha Syla.

Banorët ndërkaq i janë gëzuar këtij investimi që kap vlerën e 1000 eurove./rajonipress/