Uji Dea

Mërgimtari Arben Kurteshi tregohet i suksesshëm edhe në poezi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Kurteshi mërgimtar, veprimtar, aktivist dhe politikan i palodhur për të drejtat e diasporës tashmë është treguar shumë i suksesshëm edhe në poezi. Kurteshi tani ka nxjerr në dritë librin e tij të parë të titulluar “Tingujt e zemrës”. Arbeni thotë se poezitë e tij janë origjinale dhe të përjetuara nga ndjenjat dhe emocionet e një mërgimtari i cili vazhdimisht mundohet të dëgjojë vetëm gjëra të mira për vendlindjen, por edhe për mërgatën e atjeshme.

Arben Kurteshi ka sfiduar vetën edhe në fushën e poezisë. Tani del i suksesshëm dhe shumë atraktivë edhe në këtë fushë krahas shumë punëve dhe çështjeve me interes që ka bërë për Kosovën dhe mërgatën, raporton rajonipress.

Libri i tij më i ri i titulluar “Tingujt e zemrës” përmban poezi të shumta që i dedikohen problemeve dhe halleve që mërgata kosovare.

Arben Kurteshi tejet i hapur edhe në jetën e rëndomtë thotë për rajonipress se motivi kryesor që fillojë të shkruaj poezi lidhet me ikjet masive që ndodhën kohëve të fundit. “Isha i trishtuar me ato pamje. Shpesh mbetesha pa frymë ku shihja ato pamje, ato xhirime të familjarëve hallexhinj, të fëmijëve të përlotur. Kush nuk do të prekej nga këto skena emocionale. Duke parë këto fotografi nga populli im që po braktiste vendin nisa të shkruaj aty për aty poezi dhe pastaj nuk u ndala. Edhe sot kur shkruaj, shkruaj nga momenti, nga inercioni aktual” shprehet Kurteshi.

Arben Kurteshi shkruan poezi origjinale, të thjeshta të kuptueshme për të gjitha moshat. Shumicën e këtyre poezive tashmë i ka të botuar edhe në rajonipress.

Arben Kurteshi njihet si një aktivist i madh që ka luftuar vazhdimisht për të avancuar të drejtat e shqiptareve dhe integrimin e tyre në shtetet perëndimore.

FIDANISHTJA

Gjithmonë është shprehur se roli i diasporës është i pazëvendësueshëm dhe ka dhënë vërejtje e sugjerime se ky kontingjent i vlerave të diasporës është lënë anash.

Libri është botuar nën përkujdesjen e editorit Begzad Baliu,(Era), redaktore Makfire Kurteshi kurse recensent i librit është Shefik Shkodra./rajonipress/

Kush është Arben Kurteshi

Arben Kurteshi lindi në Gjilan më 19.05.1972. Shkollën fillore e kreu në SHF “Selami Hallaqi” ndërsa të mesmen në gjimnazin “Zenel Hajdini, drejtimi i mjekësisë. Më 1991 migroj në Zvicër, ku edhe vazhdoj shkollimin në Kolegjin Akademik “Akademie Gesellschaft” (AKAD) në Cyrih, drejtimi ekonomi e ndërmarrjeve.

Arbeni është njohës i mirë edhe i gjuhës gjermane, angleze dhe frënge. Përveç punës profesionale si menaxher farmaceutik, ai merret edhe me shkrime, kryesisht të poezive.

Është i martuar, baba i dy vajzave dhe jeton në Cyrih të Zvicrës. Vëllimi me poezi “tingujt e zemrës” është libri i tij i parë.