UBT

Mërgimtari Agim Bahtiri investon në Kamenicë miliona euro

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Njëri nga biznesmenët e njohur nga Mitrovica Agim Bahtiri me kompaninë e tij të njohur “Green Mushroom Farm” së bashku me “Grenco” nga Korea ,“Asist Japan” dhe “Fungo” nga Kamenica tashmë kanë projektuar investimet në Kamenicë që fillojnë prej 7 deri 14 milion euro dhe në Lebanë të Prishtinës nga 30 deri 90 milion euro. Ky partneritet i kompanive pretendon të prodhojë në Kosovë kërpudha të freskëta kurse tërë plasmanin dhe tregun e kanë të siguruar në Evropë.

Agim Bahtiri nga Gushavci i Mitrovicës ka migruar në Hagë të Holandës qysh në vitin 1991. Së bashku me dy djemtë e tij dhe partnerët nga Korea dhe Japonia kanë qëndruar në Kamenicë ku tashmë ka vendosur të investojë nga 7 deri në 14 milion euro.

Bahtiri për rajonipress ka shpalosur idenë dhe motivin e tij për të investuar në Kosovë, konkretisht në Kamenicë dhe në Lebanë të Prishtinës. Thotë se në qytetin e Kamenicës tashmë e kanë blerë edhe vendin(tokën), ku do të ndërtohet fabrika dhe ku pritet të punësohen 130 punëtor në fazën fillestare dhe më vonë ky numër do të rritet në 260 punëtor.

Bahtiri thotë se kompania e tij në Holandë ka rreth 700 punëtorë dhe ka një përvojë të mirë me kultivimin-prodhimin e kërpudhave .”Jemi e vetmja kompani në Evropë që jemi të licencuar për import të kërpudhave. Kemi dashur të investojmë në Gjermani dhe tërë potencialin tonë e kemi drejtuar andej, por ka mjaftuar një takim me Mimoza Kusarin Lia dhe Behgjet Pacollin për ta orientuar këtë investim në Kosovë” shprehet Bahtiri.

RCCOLA

Bahtiri tha se Behgjet Pacolli ka ndikuar që ky investim të orientohet në Kamenicë dhe Prishtinë.”Ishte nder për mua që e takova Pacollin dhe më motivoj që investimin tim ta derdhi në Kosovë”shprehet ai për rajonipress.

Ndryshe , Bahtiri thotë se në Kamenicë pritet të prodhohet lloji i kërpudhës Shitake kurse në Lebanë të Prishtinës, Erynqii, Enoki dhe Shiimeji. Për të parë tërë rrjedhën e fizibilitetit dhe projektin ideor së bashku me Bahtirin në Kamenicë ka qëndruar edhe biznesmeni nga Korea Park Hee-ju.

Sipas biznesmenit Bahtiri në Kamenicë veç pritet brenda muajit të nisin punimet në fabrikë derisa e tërë aparatura është e porositur.”Me ardhjen time në Kosovë besoj se do të vijnë edhe investitor të tjerë sepse ne kemi bashkëpunim me 220 kompani të botës. Jam i sigurt se me këto investime do ta zhvillojmë fuqishëm Agrokulturën në Anamoravë. I tërë ky investim është 100% i imi dhe nuk kam dashur e as kërkuar ndihmë nga Qeveria” tha Bahtiri.

Ndryshe Bahtiri tha se për çdo vit në Kosovë ndihmon nga 100 familje skamnore. Edhe Behgjet Pacolli i cili ka qëndruar në Kamenicë së bashku me investitorët nga Korea dhe Japonia tha se është i lumtur që ka hasur në një biznesmen të ri shqiptarë dhe shumë punëtorë.”Investimi në Kamenicë do të rrisë mirëqenien e asaj pjese dhe jam i sigurt se Agim Bahtiri do të ketë sukses në rrugën e tij prej një mërgimtari shumë të dashur dhe dobiprurës për Kosovën”tha Pacolli./rajonipress/