Mërgimtarëve t’u garantohen 3 ose 5 ulëse

/ 9 minuta lexim

Ministri Makolli ka propozuar që mërgimtarëve kosovarë t’u garantohet përfaqësimi i diasporës në Kuvendin e Kosovës

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli shprehet i vendosur që mërgimtarëve kosovarë t’u garantohen tri ose pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ai në një intervistë për “Albinfo.ch” thotë se mërgata kosovare ka potencial politik, akademik, intelektual e ekonomik për të dhënë kontribut në Legjislativ, por edhe në institucionet tjera në Prishtinë. Që kjo ide të konkretizohet, Makolli thotë se në shtator të vitit të kaluar ka kërkuar nga Komisioni për ndryshimet Kushtuese që të garantohen ulëset për mërgatën në Kuvend. Ai po ashtu thotë se ka klimë për investime, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që debati i fundit në Kuvend për privatizimin të dekurajojë investitorët.

Albinfo.ch: Z. Ministër. kohën e fundit u aktualizua një kërkesë e juaja për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës. Keni kërkuar ulëse të rezervuara?

Makolli: Kjo ide nuk është e re. Duke pas parasysh rolin dhe kontributin që ka pas mërgata jonë në të gjitha fazat që ka kaluar vendi, dhe duke pas parasysh që ne kemi një mërgatë që ka potencial edhe politik edhe intelektual edhe akademik..,kemi konsideruar që mërgata jonë e meriton në gjitha aspektet, që të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e proceseve politike dhe vendimmarrëse.

Ne kemi shembuj të shteteve të tjera të cilat kanë vende të rezervuara në kuvendet nacionale për mërgatën, të cilat ndoshta roli dhe kontributi i tyre ka qen shumë herë më i vogël në raport me vendin e vet, se sa roli dhe kontributi i mërgatës sonë në raport me Kosovën. Dhe në këtë kuadër, konsideroj që mërgata ka nevojë që ta ketë zërin e saj të drejtpërdrejt në institucionin ma të lart të vendit, në Kuvend.

Albinfo.ch: Kur keni kërkuar nga Komisioni për Ndryshimet Kushtuese që çështja e diasporës të hyj si ndryshim kushtetues?

Makolli: Ne kemi analizuar edhe vendet tjera dhe kemi i ofruar rekomandime Komisionit për ndryshime kushtetuese në shtatorin e vitit kaluar. Kemi kërkuar që të shqyrtohet mundësia që në kuadër të ndryshmeve kushtetuese, të rezervohen vendet për mërgatën. Në shpresojmë se Komisioni edhe tash në procedurat e mëtutjeshme, do ta shqyrtoj ketë kërkesë e cila paraprakisht ka marrë mbështetje edhe të partitë politike. Unë nuk dua ta marr bajrakun, në asnjë moment, sepse të gjithë e vlerësojnë lart rolin dhe rëndësinë që ka pas mërgata jonë.

Albinfo.ch: Për sa ligjvënës keni kërkuar ulëse të rezervuara?

Makolli: Po tash i mbetet Komisionit për ndryshimet kushtuese, por pastaj edhe trupave tjera. Ne kemi propozuar që mërgimtarëve t’u rezervohen 3 deri 5 deputetë. Kjo vlerësohet edhe në bazë të analizave.

Albinfo.ch: Është thënë se në diasporë jetojnë rreth 1/3 e populli të Kosovës. A mjaftojnë vetëm 5 vende për diasporën. Ndërsa si do të zhvillohet fushat atje?

Makolli: Bëhet sikur në çdo vend tjetër. Mërgata jonë mund të ndahet në zona zgjedhore. Psh, mund të ndahet në 2 ose 3 zona zgjedhore varësisht nga numri i deputetëve sa do jenë për zona të caktuara. Ta zënë nga 5 vendet që ne i kemi propozuat, tri mund t’i takojnë Evropës. Ndërsa zgjedhjet mundë të organizohen në mënyrë të drejtpërdrejtë sikurse në Kosovë, duke i ndjekur të gjitha procedurat e parapara me kritere dhe rregulla zgjedhore.

Albinfo.ch: Sa do të jenë të vështira zgjedhjet në diasporë?

Makolli: Zgjedhjet jashtë vendit gjithmonë janë komplekse edhe për shtetet që kanë mekanizma shumë të avancuar, por ne nuk mund të mbesim gjithmonë me një pikë dhe te themi se nuk kemi kushte dhe mos ndërmarrim një veprim. Kosova tash e ka deri diku këtë mundësi. Ne kemi përfaqësitë tona diplomatike në disa shtete, po ashtu kemi marrëveshje edhe me Shqipërinë, por mund të krijojmë marrëveshje edhe me shtetet e tjera që të na përkrahin në këtë drejtim, dhe besoj se nuk paraqet kurrfarë problemi në aspektin teknik. Ndërsa në aspektin financuar zgjedhjet janë të kushtueshme, por në fund të fundit, demokracia dhe zhvillimi i demokracisë nuk kanë çmim.

Albinfo.ch: Z. Ministër. A duhet paraprakisht të bëhet regjistrimi i diasporës e më pas listat e zgjedhjeve dhe zgjedhjet?

Makolli: Mendoj që këtu ka një keqinterpretim ose interpretim sipas nevojave të ndryshme. Ne flasim për dy gjera të ndryshme, për regjistrin e banorëve dhe regjistrin e shtetasve. Në vendet ku jeton mërgata jonë nuk po e them 100 për qind, por përqindja më e madhe e tyre e kanë një dokumentacion të Republikës së Kosovës, që i bie rrjedhimisht që janë në regjistrin e votuesve, sepse secili shtetas mbi moshën 18 vjet, është edhe pjesë e regjistrit.

Fidanishtja

Albinfo.ch: Nuk po flas për gjeneratën e parë dhe rrjedhimisht të dytë. Por gjeneratë e tretë, pothuajse shumica kanë nënshtetësi të huaja?

Makolli: Jo edhe ata kanë një dokument të Kosovës, madje edhe fëmijët që lindin atje mund të pajisen me një dokument të Republikës së Kosovës sepse kjo është e garantuar me legjislacion të Kosovës dhe me kushtetutë. Pra, ata që kanë një dokument të shtetit të Kosovës janë shtetas dhe rrjedhimisht janë edhe në regjistrin e votuesve. Ju e keni parë se Trupi elektoral në Kosovë është përafërsisht i barabartë me numrin e banorëve në Kosovë, sepse në këtë regjistër janë edhe shtetasit mbi moshën 18 vjeçare që janë jashtë vendit. Unë mendoj që në ketë aspekt absolutisht nuk paraqet kurrfarë problemi, as teknik as politik, që të organizohen zgjedhjet në mërgatë.

Albinfo.ch: Z. Makolli, nëse diaspora do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me pesë deputetë, a duhet që mërgimtarët ta ketë edhe Ministrinë e Diasporës në Qeveri?

Makolli: Jo kjo nuk ka ndonjë ndërlidhje në asnjë moment sepse qeveria është brenda vendit. Qeveria nuk krijohet jashtë dhe asnjë dikaster i qeverisë nuk mund të jetë jashtë. Kushdo që të jetë ministër i Diasporës, nesër apo pasnesër, është çështje krejtësisht e dorës së dytë, sepse ato janë politika shtetërore. Psh. ne kemi gjysmën e Qeverisë të cilët më tepër se gjysmën e jetës e kanë kaluar jashtë vendit: kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat e tjerë, disa kryetarë të komunave, gjysma e parlamentit të Kosovës…

Ideja është për një përfaqësim politik në institucionin më të lartë ligjvënës.

Albinfo.ch: Si qëndron praktika me shtetet tjera. Si e kanë ato të organizuar përfaqësimin e mërgatës në Kuvend?

Makolli: Përfaqësimi në Kuvend është një tregues që shteti i origjinës e vlerëson potencialin që ka jashtë vendit. Kështu kanë vepruar dhe veprojnë edhe vendet e tjera si: Italia, Franca, Kroacia e së fundi edhe Maqedonia. Mërgata jonë ka potencial të madhe intelektual e politik, dhe si e tillë i jep shumë benifite shtetit Kosovës duke qenë pjesë e drejtpërdrejt e institucionit edhe me përfaqësim.

Albinfo.ch: Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që drejton edhe Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme iu ka rekomanduar që më shumë ta përfaqësoni rolin e mërgatës në qeveri, se sa rolin e qeverisë në mërgatë. A kishte të drejt?

Makolli: Secili e sheh prej këndit të vet. Unë konsideroj se veprimet e mia deri tash dhe jo vetëm të miat, por të gjithë stafit të Ministrisë së Diasporës kanë qenë në segmentin e përfaqësimit dhe interesit të diasporës në Kosovë. Secili prej nesh mund të ketë mendime të ndryshme, qasje të ndryshme, por e them me përgjithësinë më të madhe, se prej themelimit të MeD-it, e deri tash ne kemi qenë në funksion vetëm të mërgatës. Ndërsa sa ia kemi arritur, janë çështje krejt tjera sepse gjithherë ambiciet janë shumë më të mëdha se sa mundësitë.

Albinfo.ch: Po zhvendosemi pak nga çështja politike në atë investive. A ka kalime të sigurt për investimet e diasporës në Kosovë?

Makolli: Gjatë këtyre muajve, në raport më mërgatën, nga dita në ditë, ka pasur avancim edhe në infrastrukturën ligjore edhe në atë fizike s ai përket investimeve. Disa ligje janë përfunduar ndërsa disa të tjera janë në procedurë të miratimit, prandaj në Kosovë konsiderojmë se klimë të sigurt për investime. Po ashtu shumë komuna, me të cilat kemi bashkëpunim të mirë, kanë ndarë zona të veçantë për të bërë biznes, ndërsa disa prej tyre kanë hequr të gjitha taksat me qëllim që investitorët të ndihen më të komod. Edhe në gjyqësor gjithashtu është rritë efikasiteti, ndërsa një lajm inkurajues është se nga janari 2013 fillojmë reformat në gjyqësi që krijon edhe më shumë lehtësira në këtë domen.

Albinfo.ch: Debati në fundit për privatizimin në Kuvendin e Kosovës a mund të jetë dekurajues për investitorët e huaj, në veçanti nga diaspora kosovare?

Makolli: Është e pamundur të mos shkaktojë refleksione sepse njerëzit hamenden. Nuk dinë çka të besojmë. Por, duhet të dimë se ka gjëra të cilat shfrytëzohen vetëm për elektorat për vota, dhe në këtë drejtim duhet të shihet kjo. Kam një sugjerim dhe një këshill për të gjithë investitorët tanë, që të mos ndikohen nga politikat ditore që neve na shërbejnë për ta sulmuar njëri-tjetrin me qëllim që të përfitojmë ekletorat.

Edhe fjalori ynë duhet të jetë më i kujdesshëm sepse shumë herë i frikësojmë investitorët për çështje votash.