United Hospital

Mërgimtarët të zhgënjyer sepse kanë frikë të lëvizin në tokat e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Mërgimtarët në Karaqevë janë të zhgënjyer pasiqë ata nuk kanë mundësi që t`i vizitojnë pronat e tyre që ndodhen në vijën kontestuese kufitare në Kaarqevë. Selver Lenjani thotë se edhe çka duhet të ndodhë që Karaqeva të jetë në agjendën e Parlamentit të Kosovës apo të zyrtarëve e qeveritarëve kosovar.

Rasti i Stublinës ku xhandarmëria serbe arrestoj dhe dënoj një banor në pronën e tij dhe në brendi të Kosovës ka shqetësuar mërgimtarët e shumtë në Karaqevë.

Mobi Casa

Selver Lenjani thotë për rajonipress se tani mërgimtarët po ndien të shqetësuar dhe njëkohësisht edhe të zhgënjyer që ende nuk kanë mundësi të lëvizin lirshëm dhe të vizitojnë pronat e tyre. “Shumë mërgimtar kanë prona në vijën kontestuese kufitare, por ata nuk mund t`i vizitojnë e as punojnë ato. Frika dhe pasiguria është e madhe edhe tek mërgimtarët” tha Lenjani.

Lenjani thotë se ndihet i zhgënjyer që pas kaq shumë ankesave, letrave dhe vizitave nëpër dyert e institucioneve vendore e ndërkombëtare problemi i Karaqevës ende mbetet i pa zgjidhur. “Edhe çka duhet të ndodh në Karaqevë që të jemi në rend të ditës nga ana e Parlamentit të Kosovës. Unë vërtet s`kam koment tutje dhe çka do që ndodhë tash e tutje është pasojë e neglizhencës së këtyre institucioneve. Po të ndërhyhej me kohë të paktën policia kufitare do të patrullonte më shpesh në vijën kontestuese” shprehet Lenjnai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.