Mobi Casa

Mërgimtarët pushojnë në Karaqevën e “trazuar”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Selver Lenjani thotë se mërgimtarët e Karaqevës edhe këtë vit po pushojnë në vendlindjen e trazuar për shkak të pasigurisë dhe kontestit që mbretëron tash e 17 vite me Serbinë.

Selver Lenjani thotë për rajonipress se edhe në sytë e mërgimtarëve vërehet një dëshpërim i madh tek institucionet e Kosovës. “Pyetja e parë që ata bëjnë tek ne është se pse Parlamenti e Qeveria nuk flasin për problemin e Karaqevës. Vërtet nuk di më çfarë të ju them sepse janë bërë vite e ky problem as nuk po diskutohet e as nuk po vendoset” shprehet Lenjani.

Hidromorava

Lenjani thotë se fatkeqësisht ose fatmirësisht familjet nga Karaqeva që migruan në vitin 2014 shumica prej tyre janë kthyer në vendlindje. “Fëmijët e tyre tashmë i janë kthyer shkollës, por pasiguria po na bren dhe po na krijon telashe” shprehet Lenjani.

Për Lenjanin është e pashpjegueshme heshtja institucionale karshi problemet të Karaqevës. “Jam i sigurt se kontesti me Malin e Zi është minor në krahasim me vijën kufitare që ka Karaqeva me Serbinë” thotë Lenjani, për të cilin heshtja e deputetëve të Anamoravës dhe mos ngritja e zërit të tyre në Parlament është më shumë se krim”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.