ARKATANA

Mërgimtarët ngjallin Stublinën, përmes takimeve të vendlindjes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Të dielën në Stublinë janë mbajtur takimet e vendlindjes. Habib Ramadani i moshës 80 vjeçare thotë se këto takime janë shumë të dobishme sepse gjeneratat e reja e njohin njëri tjetrin dhe nuk e harrojnë vendlindjen e tyre, por edhe të të parëve të tyre që vije nga fshati Dediq i Medvegjës.

Banorët e Stublinës të koncentruar në Dobërqan e Gjilan e vende tjera të dielën janë bërë bashkë për të shënuar Takimet e vendlindjes të cilat po e ngjallin jetën në këtë fshat raporton rajonipress.

Habib Ramadani i moshës 80 vjeçare ndihej plotë gaz e hare kur shikonte të rinjtë dhe familjet që njiheshin mes vete.”Këto takime janë shumë të dobishme sepse gjeneratat e reja e njohin më mirë njëri tjetrin dhe nuk e harrojnë vendlindjen e tyre, por nuk e harrojnë as vendlindjen e të parëve të tyre që vije nga fshati Dediq i Medvegjës”.

Uji Dea

Edhe Ibrahim Osmani nga Stublina i cili jeton në Gjilan thotë për rajonipress se rregullimi i rrugës Dobërqan – Stublunë ndihmon shumë banorët që të punojnë edhe tokat e tyre.”Kërkojmë nga komuna që ta ketë parasysh rregullimin e rrugës Dobërqan- Stublinë sepse shumë familje të Stublinës ndodhen në Dobërqan” tha Osmani.

Ndryshe banorët e Stublinës kanë premtuar se edhe viteve tjera do të organizojnë këso takime ndërsa në këtë fshat aktualisht jetojnë vetëm 7 familje./rajonipress/

Mund të ju interesoj: