ARKATANA

Mërgimtarët në Maqedoni ankohen për gjobat e shqiptuara nga policia

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në disa komuna në Maqedoni, policia ka vënë gjoba disa mërgimtarëve, këto ditëve të fundit për shkak të shkeljeve të rregullave në komunikacion.

Shqetësimet për këtë i kanë paraqitur mërgimtarët duke kërkuar më shumë tolerancë dhe preventivë dhe më pak gjoba, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.

Për të përkrahur mërgimtarët në lidhje me këto gjoba ka dalë edhe kryetari i Komunës së gostivarit, Arben Taravari.

Reagon kryetari i Gostivarit

United Hospital

Ky i fundit ka kërkuar që policia tëtregohet më zemërgjerë dhe më mikpritës ndaj mërgimtarëve.

“Mërgimtarët vijnë vetëm për pak ditë në vendlindje, Gjatë atyre pak ditëve, ata shpenzojnë dhe investojnë aq shumë para, saqë mbajnë të gjallë ekonominë e vendit. Nëse një pjesë e vogël e tyre, kryesisht të moshës rinore, nuk janë sa duhet të disiplinuar në trafikun rrugor, dhe bashkë edhe me të rinjtë tjerë të qytetit tonë bëjnë veprime të cilat pak më vështirë mund t’i pranojnë gjeneratat më të vjetra, duhet të tregohemi pak më zemërgjerë dhe më tolerantë përderisa veprimet e tyre nuk lënë pasoja, ose nuk paraqesin ndonjë shkelje më të rëndë të ligjit dhe normave ligjore”, ka thënë Taravari.

Tavari me anë të apleit i është drejtuar edhe komandatit të Policisë në Gostivar që t’i mobilizoj nënpunësit policor.

http://www.albinfo.ch/mergimtaret-ne-maqedoni-ankohen-per-gjobat-e-shqiptuara-nga-policia/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.