KKVITI

Mërgimtarët më shumë ‘’marrin’’ sesa sjellin në vendlindje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kompanitë turistike dhe transportuese të Strugës thonë se dikur transporti i mallrave dhe i njerëzve ishte më shumë në favor të shkëmbimit në drejtim të vendlindjes. Por tani po ndodh e kundërta, sidomos në Strugë, ku shumë familje janë prekur nga migracioni.

Mërgimtarë struganë më shumë bagazh me mallra të natyrave të ndryshme apo edhe aritikuj ushqimorë transportojnë gjatë kthimit se sa kur vijnë në vendlindje.

Reshat Alla nga kompania transportuese ‘’Alla Transport’’, e cila prej vitesh nëpërmjet kamionëve organizon transportin e mallrave ndërmjet Zvicrës dhe Strugës, konfirmon këtë tendencë për gazetën „Koha“ në Shkup.

’’Tashmë një pjesë e madhe e mërgimtarëve tanë në Zvicër kanë blerë shtëpitë e tyre atje dhe një pjesë të mirë të kompletimit të brendshëm të shtëpive e kanë bërë me mallra nga Maqedonia, gjë që ka ndikuar në rritjen e shkëmbimit të mallrave drejt Zvicrës dhe ka përmbysur raportin e dikurshëm’, thotë ai.

Gjithashtu këtë tendencë e konfirmojnë edhe nga kompania e njohur shumëvjeçare e transportit të udhëtarëve nëpërmjet autobusëve ’’Rasimi Turizëm’’, nga ku thonë se në autobusët e kësaj kompanie në relacionin drejt vendeve evropiane prej kohësh kanë konstatuar që udhëtarët më shumë bagazh transportojnë gjatë kthimit sesa gjatë ardhjes në vendlindje.

HW

Bekim Vlashi thotë se interesant është fakti që mërgimtarët përveç pajisjeve të brendshme shtëpiake, mobilieve e kuzhinave, drejt vendeve ku jetojnë marrin edhe produkte ushqimore.

Sipas tij, përveç turshive, ajvarit, bien në sy që edhe shumë produkte të tjera ushqimore mërgimtarët marrin me vete gjatë kthimit në vendet evropiane.
Struga është një nga qytetet dhe komunat në vend që ka një mërgat të fuqishme në vendet evropiane.

Edhe pse mungojnë statistika të numrit të struganëve që jetojnë dhe punojnë në vendet perëndimore, supozohet se më shumë se njëzet mijë qytetarë me origjinë nga Struga jetojnë dhe punojnë prej dekadash të shpërndarë anekënd botës.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.