Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, Pacolli: Mirë se vini në shtëpi
Pas raportimeve për kolona të gjata nëpër kufij nga bashkatdhetarët të cilët janë nisur në Kosovë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ju ka uruar mirëseardhje.
Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli ka thënë se diaspora është motori i Kosovës, që sipas tij nuk ndalet kurrë.
“Mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë. Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi”, ka shkruar ai./Zëri

