Fundamenti

Mërgimtarët i japin shkëlqim Gjilanit, për festën e 17 shkurtit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani ka marrë një gjallëri krejt tjetër dy ditët e fundit të festës së 17 shkurtit. Shumë mërgimtar kanë ardhur enkas për të festuar dhe i dhënë gjallëri këtij qyteti tashmë të boshatisur nga të rinjtë.

Festa e 17 shkurtit ka bërë bashkë shumë të rinj nga diaspora të cilët enkas kanë ardhur të festojnë në Kosovë. Kjo ardhje e tyre i ka dhënë pak gjallëri këtij qyteti tashmë të boshatisur nga të rinjtë.

Elmazja e cila punon në Zvicër thotë se ka ardhur vetëm për të festuar.”Kam ardhur enkas dhe kam kaluar shumë mirë. Është e vërtetë se nuk ishte Gjilani i mëparshëm sepse vërejta që ka pak rini vendore dhe kjo po më tmerron” u shpreh ajo.

Mobi Casa

Samilja studente në Gjermani thotë se ka dy vite që nuk ka qenë në Gjilan.”Kësaj radhe erdha me të vetmin qëllim, që ta përjetojë festën e 17 shkurtit dhe jam kënaqur për dy ditë radhazi, edhe pse Komuna nuk kishte organizime për studentë apo të rinj” tha Samilja.

Artani i cili jeton në Norvegji thotë se ishte për të festuar 17 shkurtin dhe ka pasur edhe të fejohet.”Unë i kisha një udhë e dy punë, por festa më la mbresa të mira sepse ka kohë të gjatë që nuk kam qëlluar këtu. Është mirë që programet rinore me qenë më shumë të pranishme në festa të tilla” tha ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.