Fundamenti

Mërgimtarët falënderojnë Nagip Arifin

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Komuna e Bujanocit është dyfishuar nga popullsia, por kjo nuk po i pengonë aspak ndërmarrjet publikë Komunalia dhe Drejtoratia për Ndërtim sepse, këto dy institucione paraprakisht i kishin përgaditur të gjitha, para se të vinin mërgimtarët, që ata të qmallen në vendlindjen e tyre.

NP “Komunalia” si kurrë më parë është duke prodhuar ujë të pijshëm me qëllim që qytetarët e komunës së Bujanocit në këto ditë vere mos të ngelin pa ujë të pijshëm, e veqmas mërgimtarët të cilët më parë me ankesa i kryenin pushimet, sepse edhe për të pirë u duhej të blenin ujë.

“U habita kur erdha nga CH, kisha kaluar rreth 2 mijë kilometra rrugë dhe thosha me veti a do të ketë ujë kur të mbërrijë në shtëpi, të paktën për të pirë, por kjo është për tu habitur sepse që kur kam ardhur gati një javë, asnjë moment nuk kemi qenë pa ujë. Më kujtohet kur kryetari Nagip Arifi, ku ishim në pushim vitin e kaluar ai na premtoi se ujë do të keni me bollok, kjo edhe ndodhi” tha për BujanociNet, Murati, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në CH.

Këtë verë për dallim nga verat e kaluara komuna e Bujanocit është e furnizuar me ujë të pijshëm 24h dhe kjo është falë punës së palodhshme të stafit të NP “Komunalia” në krye me Avni Ismailin dhe përkrahjes së pushtetit lokal.

Mobi Casa

Kjo ndërmarrje për këtë sezonë ka marë edhe masat shtesë në pastrimin e rrugëve, bartjen e mbeturinave, kështu që qyteti i Bujanocit të duket i pastërt dhe qytetarët të kenë kushtet më të mira. Sa i përket infrastrukturës, pushteti lokal ka angazhuar në maksimum NP Drejtorati për ndërtim, dhe drejtori i saj Agim Haliti është duke bërë qmos që qytetarët të kenë një infrastrukturë sa më të mirë.

Haliti akoma pa filluar ardhja e mërgimtarëve ka marë masat e duhura për përmirësimin e infrastrukturës, dhe kështu punët në asfaltimin e rrrugëve të parapara dhe sanimin e disa prej tyre i kanë kryer me kohë, me qëllim që makinerit e punës mos të bllokojnë rruget. “Kjo është për tu habitur, sa herë që kemi ardhur në pushime, kemi parë makineri nëpër rrugë, që gjoja kishin filluar ti asfaltonin, ato jo që nuk ishin asfaltuar por vetëm se na krijonin tollovi në komunikacion, shpesh ka ndodhë që në fshatin e vendlindjes të pres në kolonë në rrugë sepse pushteti i atëhershëm i bllokonte rrugët, se gjoja po punojmë, tash qenka gjithqka ndrushe, fal kësaj punë edhe veturart nuk po na dhimbsen, sepse rrugët janë të mira, kemi edhe rrugë alternative, kështu që në CH do të kthehem me një përshtypje shumë të mirë, me punën që e paska bërë pushtetit lokal”, thota Agimi nga Tërrnoci, një i ri i cili jeton në CH.

Pushteti lokal këtë vit do ta zbukurojë edhe qendrën e qytetit, edhe pse kontrata për fillimin e punimeve ishte korriku, kryetari i komunës Nagip Arifi e shtyu këtë për arsye se rinia e komunës së Bujanocit në sezonin e verës kohën më të madhe e kalojnë në sheshin e qytetit dhe po të kishin filluar punimet atëherë do të ishte një kaos. “Arsyeja pse nuk i kemi filluar punimet në korrik ka qenë dëmtimi i qendrës dhe pastaj të rinjtë nuk do të kishin patur mundësi ku të argëtohen në mbrëmje siq po ndodhë tash. Është një kënaqësi e madhe kur sheh kaq shum të rinjë shqiptarë në qendër të Bujanocit, dhe t’ia prishësh rehatin atyre, veqmas kur tash në vendlindje janë edhe bashkmoshatarët e tyre që jetojnë në perëndim, kjo është e padrejtë, për këtë arsyeje kam kërkuar që fillimi i punimeve të shtyhet për muajin gusht” ka thënë për BujanociNet, kryetar i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Mënyra se si zhvillohet jeta e natës në Bujanoc i ngjanë ndonjë qyteti të madhë, qendra është përprlot me të rinjë dhe të reja të cilët shëtisin, kafiterit janë përplotë dhe do të ishte mëkat nëse në këtë sezonë do të kishin filluar punimet për meremetimin e sheshit të qytetit./BujanociNet/