RCCOLA

Mërgimtarët falënderojnë Komunën për muzikën gratis, por e akuzojnë për mos punë, padituri dhe injorancë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit është përkujdesur që ta zbus zemërimin e mërgatës duke organizuar çdo natë muzikë në qendër të qytetit, por kjo s`ka mjaftuar që mërgimtarët të shprehin pakënaqësitë dhe të akuzojnë komunën. Agon Sadriu qytetar ka thënë:”Hekne berllogun rrugës qajo është për mërgimtarët, liroj trotuaret qajo është për mërgimtarët jo përralla me shit këtu”.

Komuna e Gjilanit ka shpenzuar mijëra euro për të disponuar mërgatën me muzikë live e cila ka kushtuar mijëra euro, por sërish diaspora është shprehur e pakënaqur me qeverisjen komunale të cilën e kanë quajtur të paditur dhe injorante.

Madje shumë komentues kanë shkruar se komuna është dashur të përkujdeset për rrugët, trotuaret, hapësirat publike dhe pastërtinë e qytetit, e tek pastaj të kujdeset për argëtimin e mërgimtarëve.

RCCOLA

Agron Rexhepi ka shkruar në rrjetet sociale: “Koncertet i ka komuna prioritet, shtroni more ato frug se na prishet kerret na morët në qaf”.

Edhe Agon Sadriu ka shkruar me ironi:”Hekne berllogun rrugës se qajo është për mërgimtarët, liroj trotuaret qajo është për mërgimtarët jo përralla me shit këtu”.

Kurse Isah Idrizi ka shkruar: “Deri qetu notën 0 e keni për në Gjilan katastrofë”!/rajonipress/