Hidromorava

Mërgimtarët e mbushin arkën e komunës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Feriz Bajrami përgjegjës i tatimit në pronë në Komunën e Gjilanit tha për rajonipress se ardhja e mërgimtareve çdo vit e rritë edhe buxhetin dhe shton arkën e komunës. Kemi pasur raste kur vetën për një ditë janë paguar 29 mijë euro.

Komuna e Gjilanit ndihet e kënaqur me pagesat që po bëjnë mërgimtarët gjatë qëndrimit të tyre në vendlindje. “Mërgimtarët pos që paguajnë tatimin në pronë ata kryejnë edhe pagesa tjera që lidhen me taksat komunale dhe çështjet tjera pronësore e që dobiprurëse në këtë rast është vetë komuna” thotë Feriz Bajrami përgjegjës i tatimit në pronë në komunën e Gjilanit, raporton rajonipress.

Bajrami tha se muajt korrik dhe gusht janë muajt e “frytshëm” që vije si rezultat i pagesës që bëjnë mërgimtarët. “Kemi pasur raste ku vetëm për një ditë kemi pasur pagesa deri në 29 mijë euro. Ka rritje dhe shtim të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar sa i përket pagesës së tatimit në pronë” tha Bajrami.

FITORJA

Edhe pse opozita disa herë e akuzuar pushtetin se nuk ka treguar strategji për të joshur qytetarët që të paguajnë tatimin në pronë, Feriz Bajrami thotë se gjendja në teren e tregon të kundërtën.”Kemi rezultate shumë inkurajuese dhe jemi të kënaqur me trendin shumë pozitivë që po tregojnë qytetarët ndaj obligimeve që kanë ndaj shtetit” tha Bajrami.

Bajrami tha se nëse krahasohet periudha korrik- gusht 2013 me këtë vit del se për një muaj e gjysmë në vitin 2014 janë mbledhur 286 mijë e 712 euro, derisa e njëjta periudhë e vitit 2013 ka pasur një pagesë prej 246 mijë e 983 mijë e që del se në vitin 2014 ka pasur një pagesë më të lartë për 39728 euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.