FIDANISHTJA

Mërgimtarët dërgojnë më pak para në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Emigrantët gjithnjë e më pak kanë dërguar para për familjet e tyre në Maqedoni.

Katër muajt e parë të vitit të kaluar emigrantët drejt Maqedonisë kanë dërguar para në vlerë prej mbi 413 milionë eurosh, kurse këtë vit për katër muaj kanë dërguar vetëm rreth 380 milionë euro.

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, ka thënë për gazetën Koha të Shkupit se arsyeja e parë që emigrantët nga Maqedonia, ku 80 përqindëshin e bëjnë shqiptarët, qëndron në rolin diskriminues të shtetit ndaj diasporës shqiptare, por edhe asaj maqedonase, dhe arsyeja e dytë, siç thotë ai, është se Qeveria në Shkup këto pesë vjetët e fundit ka krijuar herë pas herë tensione ndëretnike, duke destimuluar emigrantët shqiptarë që kapitalin e tyre ta investojnë në vendlindje.

Ky rol diskriminues, thotë ai, ka ndikuar që shumë shtetas shqiptarë nga Maqedonia të humbin besimin ndaj shtetit dhe si pasojë e ndodhive të shpeshta të trazirave ndëretnike, ato jo vetëm që nuk po dërgojnë para familjeve, por me çdo kusht po i tërheqin familjet e tyre në vendet e jashtme ku ata jetojnë dhe punojnë.

UBT

Edhe drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Arben Halili, thotë se rënia e dërgesave të emigrantëve drejt vendlindjes në radhë të parë është pasojë e faktit se Qeveria tregon shumë pak interesim, për të mos thënë asgjë për gjetjen e mënyrave më të mira për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

Ai sugjeron që Qeveria paratë e emigrantëve, që janë me miliarda euro, duhet t’i orientojë në investime në sektorë të ndryshëm në Maqedoni, në hapjen e bizneseve familjare, e që rrjedhimisht do të mundësonte punësim dhe zbutje të varfërisë.

Në dy takimet e fundit që Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore i pati verën e kaluar, thotë drejtori i saj Arben Halili, diaspora shqiptare ka shprehur interesim të madh që kapitalin e tyre të mos e shfrytëzojnë për konsum të përditshëm, por ta orientojë edhe në fusha të ndryshme, gjegjësisht në krijim e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /albinfo/