Mërgimi i Kosovës

Ishte pjesë e dy Përfaqësueseve të ndryshme, ndërsa tani ka vendosur që ta provojë edhe të tretën, dhe për të mbetur përgjithmonë pjesë e kësaj të fundit. Mesfushori kosovar, Mërgim Brahimi ka marrë vendim që tani e tutje të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, pasi i ka dhënë fund angazhimit të tij tek Përfaqësuesja e Zvicrës, ku ka luajtur për grupmoshat e këtij shteti.
22-vjeçari më parë ka luajtur edhe për Kombëtaren U21 dhe atë A të Shqipërisë, para se të rikthehej për herë të dytë tek Zvicra. Anëtari i ekipit zviceran Wohlen, në një intervistë për Arenën ka folur rreth karrierës së tij, dhe ka treguar kontaktet e tij me Kosovën, më saktësisht me krahun e djathtë të Albert Bunjakut, Muharrem Sahitin i cili ka qëndruar muaj më parë në Zvicër.
“Deri më tani kam qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ku kam luajtur me mjaftë sukses dhe jam mundur të jem shembull për gjithë shqiptarët. Tani e tutja kam mbaruar punë me Zvicrën, dhe jam i gatshëm ta veshi fanellën e vendlindjes sime Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga unë”, deklaroi fillimisht Brahimi…(Arena).