Uji Dea

Mërgim Vojvoda në stilin e sulmuesit shënon gol të bukur te Torino

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Torino është duke barazuar 1-1 me FeralpiSalo në kuadër të raundit kualifikues të 1/32-ë në Kupën e Italisë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, që shënuan nëpërmjet Di Molfetta në minutën e 17-të.

Mirëpo, për t’i barazuar shifrat në 1-1 u përkujdes ylli i Kosovës, Mërgim Vojvoda, që realizoi në minutën e 22-të.

Mobi Casa

Ishte një gol i bukur nga mbrojtësi i Dardanëve, që mbron ngjyrat e Torinos, duke u futur brenda zonës dhe lëshoi një goditje të pandalshme për portierin kundërshtar.

Golin mund ta shikoni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/