Eko Higjiena

Mërgim Vojvoda largohet nga Mouscron, nënshkruan kontratë katërvjeçare me klubin e ri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mediumet belge, si sudinfo, raportojnë se kosovari Mërgim Vojvoda ka vendosur të largohet nga klubi Mouscron dhe tani ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri, Standard Liege.

Disa ditë pas transferimit të Selim Amallahut, Standard Liege besohet se ka arritur ta transferojë edhe një lojtar tjetër nga Mouscron. Këtë herë bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë nga Kosova, Mërgim Vojvodën, transmeton Gazeta Express.

Mediumet belge raportojnë se Vojvoda, të enjten, i kreu të gjithë testet fizikë dhe mjekësorë, ndërsa të premten ai u takua me Rudy Heylen, i cili kishte për detyrë ta zhvilonte profilin psikologjik të futbollistit.

Fundamenti

Tani besohet se për transferimin e Vojvodës te dhjetë-herë kampioni i Belgjikës ka mbetur vetëm formalitet dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Vojvoda i ka zhvilluar 39 ndeshje këtë sezon, gjatë të cilave ka kontribuar me një gol dhe një asist. Megjithatë, kontributi i tij në gola nuk është pjesa që e dëshmon aftësinë e Vojvodës, pasi që ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Këtë sezon, Standard Liege përfundoi në pozitën e tretë në tabelën e Jupiler Pro League, nivelin e parë të futbollit në Belgjikë, ndërsa Mouscron e mbylli sezonin në pozitën e dhjetë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.