Mërgim Vojvoda aktivizohet në fitoren e Torinos ndaj Sampdorias

/ 1 minutë lexim

Pas humbjes nga Milani në ndeshjen e kaluar, skuadra e Torinos është rikthyer te fitorja në Serie A, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, Torino shënoi fitore të pastër ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0.

Dennis Praet, Wilfried Singo dhe Andrea Belotti shënuan golat e fitore te skuadra vendasit.

Fundamenti

Te torinezët nga minuta e 53-të luajti Mërgim Vojvoda, kurse minuta nuk kishte për Etrit Berishën.

Torino pas kësaj fitore ka 14 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të, kurse Sampdoria mbetet me nëntë pikë në pozitën e 15-të. /Zeri.info