Fundamenti

Mërgim Mavraj sfidon tetë lojtarë të Bayernit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Faza e parë e Bundesligës gjermane është dominuar tërësisht nga Bayerni Munichut dhe lojtarët e tij. Por, duke iu bazuar shifrave dhe statistikave të pasimeve në 17 ndeshjet e para, i vetmi që ka rivalizuar bavarezët ka qenë për çudi qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Shtatlarti kuqezi i Kolnit ka shkëlqyer në aspektin e pasimeve duke iu referuar minutave të aktivizuara dhe pasimeve të kryera. Në listën e bërë publike nga Liga gjermane, mbrojtësi shqiptar renditet i gjashti me 88.60% të pasimeve të sakta, që i korrespondon 342 pasimeve.

Në 10-shen e parë bëjnë pjesë 8 lojtarë të Bayernit, Mavraj dhe Luis Gustavo në vendin e nëntë. Në krye të kësaj liste renditet braziliani Dante me 90.33%, që i korrespondon 1065 pasimeve. Mërgim Mavraj është shndërruar në një lider të padiskutueshëm në repartin e mbrojtjes së përfaqësueses shqiptare.

UBT

Së bashku me Lorik Canën, ai i ka dhënë stabilitet prapavijës kuqezi duke ofruar siguri dhe potencë. Ai ka luajtur gjithsej 21 ndeshje me Shqipërinë dhe është zëvendësuar në vetëm njërën prej tyre. 28-vjeçari është cilësuar nga Lorik Cana si pasardhë- si ideal për të mbajtur shiritin e kapitenit. Mavraj këtë sezon e pati të vështirë te Këlni, por më pas arriti të fitojë hapësira duke u aktivizuar gjithsej në tetë ndeshje.

Lista:
Futbollisti/Klubi/Saktësia/Pasime
1. Dante (B.Munich) 90.33 % 1065
2. Xabi Alonso (B.Munich) 90.03 1554
3. Mehdi Benatia (B.Munich) 89.75 517
4. David Alaba (B.Munich) 89.66 754
5. Philiph Lahm (B.Munich) 88.65 749
6. Mërgim Mavraj (Koln) 88.60 342
7. Rafinha (B.Munich) 88.58 963
8. Juan Bernat (B.Munich) 88.43 925
9. Luiz Gustavo (Wolfsburg) 87.56 821
10. Mario Gotze (B.Munich) 86.74 671

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.