Hidromorava

Mërgim Mavraj do të jetë kapiten i Kombëtares shqiptare kundër Lihtenshteinit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Trajneri italian, Gianni de BIasi, është duke bërë përgatitjet e fundit për takimin që do të luhet nesër kundër Lihtenshteinit. Ai duket se ka fiksuar tashmë në mendje edhe formacionin me të cilin do të startojë këtë përballje, ndërsa surpriza në 11’shen titullare pritet të jetë Naser Aliji. Mbrojtësi i Kaiserslautern në Bundesliga 2 do të marrë vendin e Ansi Agollit.

Një gjë e tillë do të thotë se kapiteni kundër Lihtenshteinit do të jetë Mërgim Mavraj, shkruan ‘Newsport’.

Uji Dea

Nuk dihet ende arsyeja e uljes në stol të Ansi Agollit nga ana e trajnerit De Biasi, ndërsa duket se italiani ka menduar të lërë pushim kapitenin, në mënyrë që mbrojtësi i majtë të mos shpenzojë energji ndaj Lihtenshteinit, pasi mund t’i duhet i freskët në takimin kundër Spanjës.