Mobi Casa

Mërgim Berisha rrëfehet pas kalimit nga Salzburgu në Magdeburg

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Golat e sulmuesit të huazuar nga kampioni austriak RB Salzburg, do të mund të ndikonin në ruajtjen e statusit në ligë apo në rënien nga liga e dytë të FC Magdeburgut.

Mbiemri Berisha në Shqipëri dhe Kosovë është aq i shpeshtë sikurse Meier, Müller ose Schulz në Gjermani. Por, Mërgim Berisha (20) është i veçantë. Golat e sulmuesit të huazuar nga kampioni austriak RB Salzburg, do të mund të ndikonin në ruajtjen e statusit në ligë apo në rënien nga liga e dytë të FC Magdeburgut, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.

Trajneri Jens Härtel (49), i cili edhe personalisht dikur ishte në perandorinë e RB në Leipzig, është i bindur për aftësitë e djaloshit, që sezonin e kaluar u huazua në ASK e Linzit: “Mënyra e lojës së futbollit që është përcaktuar në Salzburg, përputhet me pritjet e mia, Mërgimi kombinon cilësitë sulmuese teknike dhe kualitative, pasim të topit dhe gatishëmri për të shënuar gola, me cilësi mbrojtëse. Ai punon mirë me topin”.

Nga luksi i pastër i Salzburgut, në infrastrukturën relativisht modeste të FCM. Berisha qesh: “Është një lloj shoku i vogël kulturor. Por nuk ka rëndësi, me rëndësi është fusha. Këtu, ndjehem mirë mes shumë djemve korrektë”.
Magdeburgu nuk duhet të bëhet një stacion tranzit. Berisha: “FCM nuk është një hap prapa. Përkundrazi, jam i sigurt se ky vit mund të jetë një hap vendimtar në karrierën time”.

KKVITI

Berisha mbi pikat e tij të forta: “Mund t’i ndërlidh topat, trupin tim ta përdori. Dhe shkalla e vlerësimit për një sulmues nuk është e keqe”.
Berisha tingëllon si një përforcim premtues.

Mërgim Berisha rrëfehet pas kalimit nga Salzburgu në Magdeburg