GRANDEMALL

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma.

Gjermani ka fituar me rezultat 2-0 miqësoren e mbrëmshme ndaj Perusë, ku golat u shënuan të dyja në pjesën e parë në qendërsulmuesi Niclas Fullkrug.

Në ketë ndeshje erdhi edhe debutimi i shumëpritur i sulmuesit shqiptar, Mërgim Berisha, i cili ishte i lidhur që disa vite me Përfaqësuesen e Kosovës.

ARKATANA

Berisha u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Fullkrug dhe debutimi me Gjermaninë e ka bërë të lumtur, pasi e ka cilësuar si ëndërr.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë”, ka thënë fillimisht Berisha për Sportschau.

“E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që pata”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.