Fundamenti

Mërgim Berisha nominohet për “Ekipin e vitit në Bundesligë”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse kanë mbetur edhe pesë xhiro pa përfunduar sezoni në Bundesligë, tashmë është koha për t’i bërë llogaritë për edicionin 2022/23.

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha është përfshirë në listën e lojtarëve të nominuar për “Ekipin e sezonit (TOTS).

Që nga e marta mbrëma (19:00) tifozët mund të votojnë për “Ekipin e vitit në Bundesligë” në “FIFA 23”, të cilën Liga e Futbollit Gjerman (DFL) e zgjodhi me mbështetjen e EA SPORTS, njofton uebfaqja e klubit të Berishës, Augsburg, përcjell “Gazeta Express”.

Një total prej 40 lojtarësh të cilët impresionuan veçanërisht këtë sezon, u zgjodhën në këtë listë.

Me 9 gola dhe 4 asistime, përfaqësuesi i ri i Gjermanisë u bë njëri prej kandidatëve.

FIDANISHTJA

“Ekipi i Vitit” do të zgjidhet nga votat e tifozëve (40 për qind), gjykimi i një jurie ekspertësh (30 për qind) dhe nga votat e 18 kapitenëve të ekipeve të Bundesligës (30 për qind).

11 lojtarët më të mirë do të jenë pjesë e “Bundesliga TOTS” nga EA SPORTS dhe do ta fitojnë një përmirësim domethënës të vlerave në “FIFA 23”.

Votimi i fansave do të vazhdojë deri të premten, më 28 prill në orën 19:00, përcjell “Gazeta Express”.

Vendimi final i “Ekipit të vitit” do të zbulohet të premten e 12 majit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.