ARKATANA

Mercenari rrezikon dënimin me vdekje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Virxhinia – Një ish-ushtar amerikan që dyshohet se ka luftuar kundër forcave qeveritare siriane në radhët e një grupi të lidhur me Al Kaedën mund të përballet me dënimin me vdekje.

Prokurorët amerikanë kanë deklaruar se Eric Harroun, 30 vjeç, mund të ekzekutohet nëse verifikohet se veprimet e tij kanë shkaktuar vdekjen e njerëzve.

Gjatë një marrjeje në pyetje nga FBI, Harroun ka thënë se ai kishte qëlluar 10 persona në Siri, por nuk ishte i sigurt nëse kishte vrarë ndonjë prej tyre.

Ditën e hënë atij iu mohua e drejta e lirimit kundrejt garancisë, në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Virxhinia.

Harroun, që është akuzuar se ka përdorur armë jashtë Shteteve të Bashkuara, dyshohet se ka luftuar në Siri në radhët e Frontit al Nusra.

ARKATANA

Grupi në fjalë donte që Harroun, që kishte shërbyer në ushtri gjatë periudhës 2000-2003, të vepronte si zëdhënësi i tij, por ai e kishte refuzuar këtë rol.

Avokatët mbrojtës të tij deklaruan se Fronti al Nusra ndan të njëjtin opinion me atë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, se lideri sirian Bashar al Assad duhet të largohet.

“Është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara që të akuzojnë një person që po lufton në të njëjtën linjë me interesat amerikane”, tha avokati Geremy Kamens.

Sipas një padie kriminale, Harroun akuzohet se ka hyrë në Siri në janar të vitit 2013 dhe ka luftuar me Frontin al Nusra kundër forcave të presidentit Assad.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.