FITORJA

Mënyrat si të mbroheni nga ftohja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta.

Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Jennifer Akerman në librin e saj “Ah-Choo”.

Infeksioni virusal, i cili di të na kaplojë edhe disa herë brenda vitit, është i përhapur në mbarë botën, mirëpo për ftohjen na rrethojnë disa mite, transmeton Telegrafi.

Imunitet më i dobët – ftohje më të fortë?

Simptomat e ftohjes nuk janë rezultat i ndikimit destruktiv të virusit, por mënyra në të cilën imuniteti juaj reagon në ta. Në të vërtetë, simptomat e fortë të ftohjes janë rezultat i imunitetit të fortë, e jo i dobësimit, thekson ekspertja Akerman.

Vitamina C e shëron ftohjen?

Më shumë se 30 hulumtime klinike me më shumë se 10 000 pjesëmarrës kanë treguar se konsumi ditor i vitaminave C nuk parandalon ftohjen. Ndikimi i tij është shkurtimi i kohëzgjatjes së simptomave.

Hidromorava

Më së miri pa alkool?

Një apo dy pije në ditë do të mund të zvogëlonin gjasat të prekeni nga ftohja. Personat që nuk përdorin alkool më shumë i janë të ekspozuar ftohjes. “Është e mundur që personat të cilët konsumojnë alkool më pak të jenë të ekspozuar ftohjes, këtë nuk e kemi të qartë”, ka deklaruar Sheldon Kohen, udhëheqës i hulumtimeve.

Me puthje bartet ftohja?

Lirisht mund të putheni me një person të ftohur, nuk do të sëmureni! Deri në këtë përfundim ata kishin ardhur, pasi në studim kishin qenë të përfshirë personat e ftohur, të cilët për një minutë të tërë i kishin puthur personat e ftohur. Prej 16 rasteve, vetëm një person ishte infektuar.

Të moshuarit sëmuren më shpesh?

Jo, jo. Sa më të vjetër të jeni, aq më rezistent jeni ndaj ftohjes. Kështu që një person 50-vjeçar, për gjysmë më pak do të jetë i ekspozuar ndaj ftohjes në krahasim me një adoleshent. Pse? Personat e moshuar me kohë janë bërë më rezistentë dhe i kanë zhvilluar antitrupat, të cilët mbrojnë nga ftohjet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.