UBT

Mënyrat natyrale për të qetësuar nervat dhe durimin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sistemi nervor i njeriut mundëson komunikimin e organizmit me botën e jashtme.

Ky sistem mban nën kontroll mekanizma të ndryshëm në organizëm siç janë: temperatura e brendshme, tretja, frymëmarrja e të tjerë.

Ka raste të caktuara kur nervat nuk e bëjnë siç duhet punën e tyre për shkak të funksionit të dobët, traumës, përdorimit të substancave narkotike dhe mangësive në ushqyerje.

Nervat e dobët kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në cilësinë e jetës.

Nëse ato janë të dobët, organizmi përballet me disa simptoma të forta siç janë: dobësimi muskular, vështirësi në frymëmarrje, mpirje, marramendje, vështirësi në përqendrim, probleme në aftësitë e të nxënit e të tjerë.
Si Të Përballeni Me Dobësimin e Nervave
Ekspertët thonë që njeriu mund të përkujdeset për shëndetin e sistemit nervor duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme:Shmangni situatat stresuese dhe ngopuni me gjumë,

Shmangni konsumin e kafesë dhe alkolit,

Pini sa më shumë ujë,Shmangni duhanin,.

Sigurohuni që ilaçet që konsumoni janë të këshilluara nga mjeku.

Përpos tyre, ju mund të shfrytëzoni trajtimet e mëposhtme për të pasur nerva më të forta e funksionale.
Acidet Yndyrore Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për sistemin nervor dhe e mbrojnë atë.

ARKATANA

Ato e pajisin organizmin me acide EPA dhe DHA të cilat shfrytëzohen nga i gjithë sistemi nervor për funksionin gjithëpërfshirës në të mirë të organizmit.

Ushqimet më të pasura me acide yndyrore janë: sardelet, salmoni, farat e chias, farat e linit, arrat, spinaqi, lulelakra etj.
Ecja Këmbëzbathur
Kontakti i drejtpërdrejtë me tokën përmirëson shërimin e nervave, ul inflamacionin, ul stresin dhe nxit gjumin.

Ekspertët këshillojnë që të ecni më shumë këmbëzbathur, në rërë, bar apo në tokë për të paktën 30 minuta.
Magnezi
Ushqimet e pasura me magnez janë të rëndësishme për sistemin nervor.

Magnezi rrit prodhimin e serotoninës në trup dhe qetëson sistemin nervor.

Ushqimet më të pasura me magnez janë: bananet, bajamet, çokollata e zezë, sallata jeshile, spinaqi, arrat, farat e kungullit dhe thjerrëzat.
Çaji Jeshil
Ky çaj përmban disa substanca që nxisin çlirimin e dopaminës dhe serotoninës.

Çaji jeshil është i rëndësishëm për largimin e stresit dhe përmirësimin e humorit.

Ai përmirëson përqendrimin, vëmendjen dhe aftësinë e të menduarit.
Kamomili
Kamomili ka një efekt qetësues për trupin dhe trurin.

Ai zbut nervat dhe zgjidh problemet me pagjumësinë.Ekspertët rekomandojnë pirjen e 2-3 filxhanëve me çaj kamomili çdo ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.