UBT

Mënyrat alternative për shërimin e shtypjes së ulët të gjakut

/ 4 minuta lexim

Njëra ndër sëmundjet më të përhapura të kohës së sotme është shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni. Mirëpo, ekziston edhe sëmundja e kundërt – shtypja e ulët e gjakut ose hipotensia. Nuk është aq i rrezikshëm, rrallëherë rrezikon jetën, por është shumë i pakëndshëm. Për këtë arsye thuhet se këta persona jetojnë gjatë, por keq. Simptomat më të zakonshme janë marramendjet, shikimi i mjegulluar, puna jo e rregullt e zemrës, lodhja dhe gjumësia.

SHKAKTARËT E SHTYPJES SË ULËT TË GJAKUT

Ekzistojnë disa shkaktarë të shtypjes së ulët të gjakut. Para se të filloni me kërkimin e mënyrës së shërimit, do të ishte mirë ta kuptoni çfarë e shkakton atë. Shtypja e ulët e gjakut mund të shfaqet shkaku i humbjes në peshë, çrregullimeve endokrine, dehidrimit, humbjes së gjakut, infeksioneve të ndryshme, problemeve me zemër, shtatzënisë, reaksioneve alergjike.

ME USHQIM KUNDËR SHTYPJES SË ULËT TË GJAKUT

Ushqimi është faktor kyç në parandalimin dhe shërimin e shtypjes së ulët të gjakut. Nevojitet të pini shumë lëngje, sepse dehidrimi është njëri prej shkaktarëve kryesorë të rënies së shtypjes së gjakut. Lëngjet shtojnë volumin e gjakut, e më këtë edhe të shtypjes. Sugjerohet të shtohet konsumimi i ushqimit të njelmët, sepse nxit etjen.

Lexoni edhe:
Pijet natyrale që shërojnë dhimbjet e kokës

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut, rregullisht hani ushqime të pasura me vitamina B (sidomos B12), vitaminë C, kalcium, hekur dhe proteina. Në menynë tuaj duhet të gjenden edhe lëngjet natyrale, perimet me gjethe të gjelbër, portokajtë, bananet, fasulen, sojën. Sugjerohet edhe konsumimi i rregullt i mjaltit, kurkumës, hudhrës. Shumicës së njerëzve që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut ju shkon për shtati edhe kafeina, prandaj në mëngjes mund ta pini një kafe apo çaj të zi.

Uji Dea

ME BIMË KUNDËR SHTYPJES SË ULËT TË GJAKUT

Janë shumë bimë që mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e shtypjes së ulët të gjakut, e madje edhe me largimin përherë të këtij problemi. MURRIZI Murrizi është rregullues i shkëlqyeshëm i shtypjes së gjakut, i cili jo vetëm se ngrit shtypjen e gjakut, por ngrit shtypjen tepër të ulët të gjakut. Substancat e tij zgjerojnë enët e gjakut, shton qarkullimin e gjakut dhe përshpejton punën e zemrës. Përgatiteni një çaj, kështu që një lugë me murriz të bluar ta hidhni në dy dcl ujë të vluar. Ta pini tri herë në ditë. Murrizi nuk ju preferohet shtatzënave dhe nënave që ushqejnë me gji.

GLICIRIZA E SHOGËT

Gliciriza e shogët (lat. Glycyrrhiza glabra) është njëra ndër bimët më të mira natyrale për shërimin e problemeve me shtypjen e ulët të gjakut. Ndikon në shumë mënyra: përmirëson çekuilibrin e shtypjes dhe sheqerit në gjak dhe parandalon marramendjet.

ROZMARINA

Rozmarina shpeshherë sugjerohet te qarkullimi i dobët i gjakut. Pozitivisht ndikon edhe te shtypja e ulët e gjakut, por ndihmon edhe te dhimbjet e kokës të shkaktuara nga hipertensioni dhe aritmitë e zemrës. Shumë studime kanë vërtetuar që rozmarina përmban fitokemikate dhe flavonoide, të cilat përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut. Mund ta konsumoni në formë të çajit. Po ashtu, ju sugjerojmë që sa më shumë ta erëzoni ushqimin tuaj.