GRANDEMALL

Mënyra e vetme që ta ktheni peshën ideale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëngjet freskuese të pemëve, në kombinim me ushtrimet, janë njëra ndër mënyrat më efikase për të pasur një peshë ideale dhe një trup të shëndoshë E kspertët e fitnesit dhe nutricionistët kanë shpikur disa receta për lëngje të shëndetshme dhe natyrore, të cilat mund t’i përgatisni edhe vetë në shtëpi. Përbërësit në receta mjaftojnë për një person.

“PULSI I KUQ I ZEMRËS”

Kjo është një pije ideale për humbjen e kileve të tepërta. Vitaminat, mineralet dhe fibrat nga përbërësit e kësaj pijeje janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës, enëve të gjakut, indeve dhe organeve, kurse kaliumi, magnezi dhe kalciumi janë aleatë të rëndësishëm të ruajtjes së shëndetit

PËRBËRËSIT

1 karotë 1 portokall 1 mollë 1 panxhar 1 limon.

LIMONADA VERORE

Vitamina C është antioksiduesi kryesor dhe vepron në forcimin e sistemit imunitar, ndikon në shëndetin e zemrës, ndihmon në mbylljen e plagëve dhe e përmirëson edhe disponimin. Është pjesë përbërëse e pjesës më të madhe të pemëve dhe perimeve. Përpos që është një pije e mrekullueshme, ajo ndihmon edhe në humbjen e kileve të tepërta dhe në detoksikimin e organizmit.

PËRBËRËSIT

Fundamenti

1 mollë 1 trangull pak spinaq 1 limon 1 lakër jeshile

“FAMA E NATYRËS”

Ky lëng ka përbërës me vlerë të ulët kalorike, e me vlerë të lartë ushqyese. Po ashtu, ky lëng ka edhe efekt pastrues nga helmet, apo detoksikues. Ka shumë vitamina, minerale, por edhe fibra, gjë që ndikon pozitivisht në tretje

PËRBËRËSIT

1 karotë 1 mollë 1 panxhar 1 selino Pak spinaq

RRETH PËRGATITJES

Me rastin e përgatitjes së këtyre lëngjeve, që bëhet në bluarës elektrik, duhet të përzgjidhni përbërës të freskët dhe, nëse është e mundur, organikë. Më së miri është që të përdorni pemë dhe perime sezonale, meqë natyra e di më së miri se cila pemë dhe cila perime, kur na duhet më së shumti. Krahas kësaj, gjejeni edhe formën më të preferuar të ushtrimeve trupore, dhe praktikojeni rregullisht.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.