Eko Higjiena

Menyja që ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak mundet të mposhtet me dietën “TLC”. Ky regjim i ushqimit bazohet në ushqimet që e ulin nivelin e kolesterolit, si drithërat integrale dhe një sasi e madhe me pemë dhe perime. Pos se kjo mënyrë e ushqimit për 10 për qind ul nivelin e kolesterolin në gjak, është e dobishme edhe për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Çdo ditë hani proteina, dhe më së shumti dy vezë gjatë javës.

Shembulli i menysë

Dita e parë

Kafjalli: Muesli nga korra e grurit me qumësht të skremuar dhe 1 gotë lëng të shtrydhur nga portokalli.

Zamra: Një dardhë.

Dreka: 100 gr mish pule në skarë me oriz të vrugtë dhe sallatë me domate.

Zamra: Një grusht arra indiane.

Darka: Sallatë me ton.

Dita e dytë

Kafjalli: “Smoothie” me banane dhe 1 gotë qumësht pa yndyrë.

Zamra: 1 mollë.

Eco Higjiena

Dreka: 1 porcion bizele.

Zamra: 1 grusht bademe pa kripë.

Darka: Sallatë me domate dhe ullinj.

Dita e tretë

Kafjalli: 1 rriskë bukë nga kokrra e grurit, e lyer me gjalpë, trangull dhe kaçkavall.

Zamra: 1 grusht kokoshka.

Dreka: 1 porcion peshk me perime të përgatitura në avull.

Zamra: 1 gotë kefir.

Darka: 1 porcion sallatë greke.

(Kosova Sot)