Menyja që normalizon shtypjen e gjakut

Shtypja e lartë e gjakut mund të rregullohet përmes ushqimit. Dieta “DASH” është zgjedhja e duhur për ta bërë këtë. Kjo meny nënkupton konsumimin e ushqimeve me sasi të pakët të natriumit, që janë të pasura me kalium, magnez dhe kalcium. Këto mineral ndihmojnë që shtypja e lartë e gjakut të ulet dhe të qëndrojë në kufijtë e normales. Ky regjim i ushqimit aplikohet për shtatë ditë.
DITA E PARË
Kafjalli: Një gotë flluska, 1 banane, 1 gotë lëng portokalli; Dreka: 150 g pulë, 50 g selino, 1 lugë mustardë, 2 rriska bukë integral, 200 g domate ose tranguj, 1 gotë lëng pemësh; Zamra:1 gotë jogurt pemësh, 1 grusht badem ose rrush pa fara; Darka: 200 g mish gjedhi, 250 g borania, 1 lugë kos, 100 g djathë pa yndyrë.
DITA E DYTË
Kafjalli: 1 gotë flluska, 1 qumësht, 1 banane; Dreka: 150 g pulë, 2 rriska bukë nga kokrra e grurit, 2 rriska domate, 1 lugë majonezë, 1 rriskë djathë pa yndyrë, 1 gotë lëng molle; Zamra: 200 g kajsi të thata, 200 g badem ose 1 gotë jogurt pemësh; Darka: 200 g spageta, salcë domatesh, 50 g qepë, 100 g misër, 100 g karota.
DITA E TRETË
Kafjalli: 1 rriskë bukë, 1 lugë margarinë, 1 banane, 1 gotë lëng portokalli; Dreka: 200 g mish gjedhi, 2 rriska djathë pa yndyrë, 2 rriska bukë me drithëra, 50 g domate, pemë sipas dëshirës; Darka: 150 g peshk, 200 g oriz integral, 150 g spinaq, 1 lugë lëng limoni. Pastaj filloni nga fillim
(Kosova Sot)