Mentor Petrela merr falënderime nga Kosova

Gjilan – Kryefamiljari Selver Lenjnani ka shprehur falënderimin publik ndaj kirurgut Mentor Petrela i cili bëri maksimumin që djali i tij i vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Petrela u tregua i kujdesshëm dhe dha gjithçka nga vetja që djali Zeneli të kthehet i shëruar në Kosovë thotë Lenjani.
Selver Lenjani tashmë është bërë figurë publike për shkak të angazhimeve të tij rreth sensibilizimit të vijës kufitare në Karaqevë, raporton rajonipress.
Ai ka vetëm një djalë Zenelin që aktualisht është student i vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Një ditë gjatë mbajtjes së ligjëratave Zeneli rrëzohet në shkallë dhe merr goditje në kokë ku edhe pëson gjakderdhje rrëfen Selveri.
Selveri thotë se mjekët e QKUK e bënë të pamundurën, por duhej dora e guximshme dhe profesionale për ta kaluar krizën që pati djali. “Vendosëm ta dërgojmë në Tiranë në spitalin shtetëror dhe atje menjëherë na paraqitet Mentor Petrela i cili me mjeshtrin e tij profesionale kreu me sukses operimin e djalit” tha Lenjani.
Lenjani tha se këtë falënderim publik e bënë me të vetmin qëllim që të tregohet se në mesin e mjekëve nga Shqipëria ka profesionist të shkëlqyeshëm dhe të cilët mbi të gjitha e kanë betimin e Hipokratit. /rajonipress/