Hidromorava

Mentor Mihovci drejtor i administratës së përgjithshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me propozimin e AKR-së në Gjilan dhe me aprovimin e kreut të Komunës Qemajl Mustafa, Mentor Mihovci është emëruar drejtor në administratën e përgjithshme në Gjilan. Omer Daku tha se Mihovci është një kuadër i dëshmuar derisa AKR-ja në të gjithë dikasteret ka treguar performancë të mirë.

Koalicioni PDK-AKR në Gjilan ka arritur ta caktojë drejtorin e ri në administratën e përgjithshme në Gjilan, vend ky që ishte lënë bosh pas largimit dhe transferimit në Prishtinë të Arben Dubovës.

Me propozimin e degës së AKR-së në Gjilan , emri i Mentor Mihovcit i është dërguar për aprovim edhe kreut të komunës Qemajl Mustafa. Në vendimin për emërimin e drejtorit Mihovci të nënshkruar nga Qemajl Mustafa thuhet se pas konsultimeve të nivelit politikë të koalicionit qeverisës, kemi ardhur në konstatim se Mentor Mihovci i posedon të gjitha kualitetet menaxheriale dhe politike për udhëheqjen e këtij sektori të rëndësishëm të komunës” thuhet në arsyetimin e Mustafës.

Uji Dea

Ndërkaq Omer Daku kryetar i AKR-së në Gjilan dhe nënkryetar komune tha për rajonipress se Mihovci është kuadër i dëshmuar dhe ka një përvojë të mirë në punët administrative. “AKR-ja po dëshmon se ka kuadro të afta e të përgatitura dhe jo rastësisht tani jemi shpallur më të mirët në të gjithë dikasterët që udhëheq AKR “ tha Daku.

Daku tha se tani kur pritet të vijnë mërgimtarët drejtorit të ri i është propozuar që të hap një sportel enkas për mërgimtarët dhe që orari i punës të fillojë më herët duke punuar edhe ditëve të shtune.

Vet Mentor Mihovci tha për rajonipress se detyra që ai ka marrë donë përkushtim e guxim sepse është një sektor i ndjeshëm dhe ku donë efikasitet dhe shpejtësi.”Besoj që puna e jonë do të reflektojë pozitivisht dhe ne jemi të interesuar që qytetarët t`i pajisim me dokumente edhe shpejt dhe pa vonesa. Kuptohet sistemi i ri dhe i fundit ka qitur disa komplikime , por shpejt gjithçka do të stabilizohet dhe normalizohet” tha Mihovci./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.