Eko Higjiena

Mëngjesi perfekt për ata që kanë probleme me diabetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës). Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta.

Simptomat: Pacienti ha shumë, pi shumë ujë, urinon shpesh, humbet peshë, mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike.

Ja disa këshilla kundër diabetit: Ecni sa më shumë, hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer, qëndroni sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave, bëni aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë, hani medoemos mëngjes.

UBT

Por në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen edhe për ushqimin që konsumojnë. Për këtë arsye, po ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore.

Për të gjithë njerëzit mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt.

Përbërësit: 2 feta bukë gruri, 1 vezë, djathë me yndyrë të ulët.

Përgatitja: Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët. Gatuajeni në një tigan me pak yndyrë për disa minuta. Vendoseni omëletën brenda fetave të bukës dhe është gati për t’u konsumuar./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.