ARKATANA

Mëngjesi me diell, pasditja me shi – Parashikimi i motit për sot

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Sot parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front i ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, të shoqëruara edhe me erëra mjaft të forta.

Reshjet më të përqendruara dhe më intensive parashihen në gjysmën e sipërme të territorit të Kosovës.

UBT

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që në momente të caktuara do të variojë nga 20 deri në 80 km/h. Kjo sjell rrezik për dëme materiale, ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e rrëzimit të pemëve apo shtyllave.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 26 deri në 33°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, duke zbritur nën 20°C në shkallë vendi, ndërsa në zonat veriore deri rreth 15°C./meteokosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.