Uji Dea

Mëngjesi, i rëndësishëm për fëmijën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mëngjesi i pasur me sheqer shkakton rënie të përnjëhershme të energjisë dhe e shkatërron përqendrimin, derisa lëngu i frutave apo pakëz fruta në mëngjes, i japin trurit mineralet e nevojshme për përpjekjet e përditshme. Anashkalimi i mëngjesit mund të jetë fajtor për problemet në mësim, por edhe në sjellje të fëmijëve.

Fëmijët që kanë ngrënë mëngjes, më mirë i kanë zgjidhur testet e kujtesës, ato të matematikës dhe aftësive verbale, kanë treguar hulumtime të shumta.

“Mëngjesi është i rëndësishëm sepse e lëviz metabolizmin në mëngjes, siguron energjinë e nevojshme për tru, çka sjell deri te përqendrimi më i mirë në klasë, më shumë interesim për punë dhe kreativitet.

Studimet tregojnë se mëngjesi ndikon në sjellje më të mirë në shkollë, por edhe jashtë saj, dhe e zvogëlon rrezikun nga shtimi në peshë. Por, për të pasur veprime pozitive, mëngjesi duhet të jetë kualitativ, ndërsa krofnet apo ëmbëlsirat nuk janë të tilla”, thotë ekspertja e ushqimit, Catherine Hugh.

Mobi Casa

Për ta nxitur fëmijën që të ushqehet shëndetshëm dhe me këtë të mësojë më mirë, mund ta bëni me një tavolinë buke të dekoruar mirë si dhe me një shërbim interesant të ushqimit.

Si ushqime të shkëlqyeshme për mëngjes sugjerohet qumështi dhe prodhimet e fermentuara të qumështit me kualitet të lartë, siç janë jogurti, ajka dhe djathi. Edhe më mirë është nëse këto kombinohen me farëra, të cilat japin acide yndyrore kualitative. Këto mund të jenë farëra liri, luledielli dhe kungulli.

Farërat mund të kombinohen edhe me pemë të freskëta apo të thara. Të mira janë edhe vezët, proshuta dhe djathi, ndërsa më së miri këto hahen me bukë integrale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.