Menduh Thaçi: Fukarallëku i shqiptarëve ka një çmim, e ai është 5000 dhentë e Ali Ahmetit!

Lideri i PDSH- së sonte ka mbajtur tubime me simpatizantët e kësaj partie nëpër fshatrat e Tetovës. Menduh Thaçi gjatë promovimit të kanidadatit për president nëpër fshatrat e Tetovës, ka thënë se ai kërkon vazhdimisht debat me Ali Ahmetin, por ai i ik, duke ia nxjerrë do të ri që thonë se ka vjedhur para me miliona.
Thaçi ka theksuar se, – “Ky fukarallëk, që i gjuhet Tetovës, ka një përgjegjës, këto gropa, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e investimeve në infrastruktrën e shqiptarëve, ka një çmim, e çmimi është dhent e Ali Ahmetit, 5000 dhen, e kjo do të thotë 5000 ndihma sociale më pak për shqiptarët”, transmeton portali Almakos.
“Kandidati konsensual i BDI – së është një mashtrim i madh, një kapje për kashte ku mbytet Alia e BDI – ja, hajde i bojkotojmë të dy zgjedhjet parlamentare bashkë dhe bllokohet krejt sistemi, vetëm kështu bllokohet sistemi, po atë sën e bën se i mbush xhepat”, – tha tutje Thaçi. Lideri i PDSH – së ka përmedur edhe ‘Sushico-n’. Thaçi tha se ia ka hekur Gruevskit këpucët dhe me çorape e ka futur në xhami.