UBT

Mendoja të martohesha 28 vjeç… tani s’bëj më plane” Anxhela Peristeri tregon se si e ka zgjidhur “DILEMËN”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Anxhela Peristeri ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth videoklipit të saj më të ri “Maraz” si dhe për t’u dhënë përgjigje të gjitha lajmeve që kanë qarkulluar për të.

E pyetur nga Bieta se kur e sheh veten me fustan të bardhë, Anxhela na la të kuptojmë që ende nuk ka ardhur momenti i duhur dhe ka një arsye pse nuk bën plane.

“Kur kam bërë planet ka qenë 28 mosha, kështu që nuk bëj më plane”, tregoi ajo, duke lënë të kuptohej se vite më parë dëshira e saj ka qenë ta shihte veten me familje brenda moshës 28-vjeçare.

United Hospital

“Po kështu e kisha fiksuar atëherë, që 28 dua të martohem, se thoja është moshë tamam, ideale për të krijuar familje”, sqaroi më tej Anxhela.

Sa i përket aspektit profesional, ajo zbuloi se nuk ka plane të afërta për të lançuar këngë të reja, ndaj mbetet të shijojmë “Marazin” e publikuar pak ditë më parë./tch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.