Hidromorava

Mendohu mirë e mos ia jep kodrës si herën e parë! Kryetar, koncentrohu!

/ 1 minutë lexim

Nga Kushtrim Kadriu – Në një debat televiziv të para dy muajve, kryetari i Gjilanit deklaroi se brenda muajit, do të tregonte datën e saktë të përfundimit të stadiumit të qytetit, më 15 shtator 2022. Këtë datë ai e lidhi me vizitën e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku në Gjilan. Vizita e ministrit ndodhi, por data e përfundimit të stadiumit nuk u përmend. Kanë kaluar 2 muaj nga debati televiziv dhe 2 muaj e disa ditë nga vizita e Ministrit Çeku dhe data e stadiumit ende nuk ka dalë në dritë. Heshtje totale nga kryetari.

Kryetar, të lutem na tregoni kur do të përfundojë stadiumi. Keni premtuar se ju të VV- së do ta përfundoni stadiumin brenda vitit 2022, por punimet vazhdojnë të jenë të ndërprera dhe viti po shkon drejt fundit. Tregoju sportdashësve të Gjilanit kur ata mund të ulen në ulëset e stadiumit të përfunduar.

Mobi Casa

Mendohu mirë e mos ia jep kodrës si herën e parë! Kryetar, koncentrohu!