ARKATANA

Menaxhmenti: Mbi 300 mijë euro humbje nga greva e minatorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Greva e minatorëve të “Trepçës”, e nisur më 3 janar 2019, ka vazhduar edhe më tej, ndërkohë dy kërkesat e minatorëve grevistë mbesin kryesore për t’u plotësuar, në mënyrë që greva të ndërpritet. Minatorët edhe më tutje kërkojnë që t’u rritet paga për 20 për qind, si dhe të shkarkohet Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga Ardian Syla, shkruan Gazeta “Zëri”.

Ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme të dalë para grevistëve dhe të tregojë për situatën, por këtë e ka bërë ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri. Ai nuk e ka përkrahur grevën e minatorëve të “Trepçës” dhe ka kërkuar nga ata që ta ndërpresin, duke ua bërë të qartë atyre se pagat nuk mund të rriten për shkak të gjendjes së rëndë financiare në “Trepçë”. Tahiri ka thënë gjithashtu se në “Trepçë” ka hyrë politika, e cila ka penguar përpjekjet për rimëkëmbjen e saj.

ARKATANA

Se në “Trepçë” ka hyrë politika dhe e ka rrënuar atë, ka thënë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala. Edhe Tahiri e edhe Berisha-Shala vlerësojnë se minatorët janë të manipuluar nga politika e nga opozita dhe në këtë mënyrë janë krijuar probleme të funksionimit të ndërmarrjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.